Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat më Partinë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit, duke rrëzuar projektvendimin për rritjen e ujit të pijshëm me 15%.
 
Projektvendimi nuk ishte parashikuar në rendin e ditës dhe u fut pa u konsultuar me grupet e këshilltarëve, për këtë shkak LSI bashkoi votat me PD duke e rrëzuar.
 
Grupi i LSI është shprehur se "nuk jemi gati ta votojmë këtë projektvendim, pasi nuk jemi përgatitur".
 
Këshilltarët e Partisë Demokratike morën pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak Durrës, edhe pse pritej që të bojkotonin.
 
Ndryshe nga mbledhjet e shkuara, këshilltarët e LSI-së ishin në sinkron të plotë me ata të PS-së.
 
PD akuza Dakos për "Velierën"
Ndërkohë, në mbledhje ka pasur debate edhe sa i takon projektit të "Velieras".
 
Këshilltarët e PD akuzuan kryebashkiakun Vangjush Dako se po shkatërron trashëgiminë kulturore.
 
Ata e konsideruan projektin për ndërtimin e sheshit si akt kriminal që dëmton zbulimet arkeologjike.
 
Mbledhja
Ndërkohë, këshilli bashkiak ka miratuar rritjen e fuqisë punëtore e ndërmarrjes së rrugëve të bashkisë.
 
Kjo fuqi punëtore do të përdoret për gërmime arkeologjike të territorit ku po realizohet projekti "Veliera".
 
Gjithashtu u miratua rritja e buxhetit me 40 milion lekë të cilat do të përdoren në infrastrukturë dhe arsim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com