Policia e Durrësit ka shoqëruar mbrëmjen e kësaj të hëne këngëtarin reper, "Noizy".

Rigels Rajku është shoqëruar për t'u marrë në pyetje, pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke qëlluar me një armë zjarri.

"Noizy" ka qëlluar disa herë gjatë xhirimit të një video disa ditë më parë, e cila është publikuar në rrjetet sociale. 

Edhe reperi tjetër, "Stresi", Arkimed Lushaj, është shpallur në kërkim pasi dhe ai ka qëlluar me armë zjarri.

Edhe video e Stresit është publikuar në rrjetet sociale nga fansat e tij, kjo ndoshta si kundërpërgjigje ndaj Noizy-t, duke ditur rivalitetin mes dy grupeve të repit në Shqipëri, OTR dhe TBA.

Video ku "Stresi" qëllon me armë