Tirane- Pas disa ditësh diskutime në Komisionet Parlamentare, buxheti i shtetit për vitit e ardhshëm do të debatohet dhe miratohet në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Për menaxhimin e rreth 8 miliardë eurove, do të zhvillohet një seancë maratonë dy ditore, ku diskutimet në parim do të nisin sot (18 nëntor) në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë.
Ky buxhet i cili vazhdon tendencën rritëse nga viti në vit, është më i madhi ndonjëherë, do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht.
Nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.
Në tërësi, ky buxhet nuk karakterizohet nga shtimi i financimit për mbrojtjen sociale apo ndihmesën e shtresave në nevojë. Por paketa garanton vijimin e përfitimeve të deritanishme për kategoritë më të varfër.
Sa u takon investimeve, buxheti 2025 ju dedikohet më shumë projekteve që janë në ndërtim e sipër, si Rruga Tiranë-Durrës, Elbasan-Qafë Thanë, apo Ndroq Plepa. Do të financohen koncesionet që janë aktive dhe do të përballohet borxhi publik.
Kuvendi pritet ta votojë buxhetin në parim në fund të ditës së martë, fashë në të cilën, opozita ka thirrur një protestë përpara Parlamentit. Sali Berisha ju ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”. Opozita nuk e ka bojkotuar në debatet në Komisione, ndryshe nga disa vite më parë.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 08:54
Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?
-
Po
55.2%
-
Jo
37.9%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 29
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Berisha sulmon luftën partizane: 17 Nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim barbar që zgjati 46 vite! Masakra e terrorit të kuq
17 Nëntor, 16:41
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
PD thirrje SPAK: Heto procedurën e shpalljes si investitor strategjik të vëllait të kryetarit të FRESSH dhe ish-kryebashkiakut të Vorës
17 Nëntor, 14:48
-
Shpërthen ish-deputeti PD për çlirimin e Tiranës: Një komunist i mirë, është një komunist i vdekur
17 Nëntor, 12:11
-
Mero Baze: Përse Berisha është i tërbuar me opozitarët e rinj
17 Nëntor, 07:07
-
'Kryebashkiakja e Kurbinit dosjet mal në SPAK', PD: Abuzime me rindërtimin, vjedhje të pronave dhe korrupsion
16 Nëntor, 21:30
-
Ylli Pata: Rikthimi dhe riciklimi! Dy fenomenet e kundërta që Berisha i ka provuar para Trump
16 Nëntor, 20:22
-
Vota e diasporës/ PD: Edi Rama dhe PS kanë nisur operacionin kriminal për ta manipuluar
16 Nëntor, 18:59
-
'Forcat e reja i bëjnë fresk Ramës', Endri Shabani replikon me Berishën: Je pjesë e tavës, ke marrë leje ndërtimi nga Rama
16 Nëntor, 17:39
-
Frrok Çupi: Këta të bëjnë me zor ta duash Enver Hoxhën
16 Nëntor, 16:48
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33