Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një qese hashash e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra

Të mërkurën policia goditi një bandë droge, me strukturë shpërndarësish në shkolla dhe lokale nate të Tiranës. 20 persona të moshave të ndryshme u arrestuan, 4 po kërkohen, mes tyre 3 vajza.

Për të kuptuar më mirë atë që ndodh në gjimnaze, Report Tv u takua me dy adoleshentë përdorues pranë kangjellave tek “Petro Nini Luaras” në Tiranë

'Gjimnazist jam dhe unë, në vitin e tretë. Nuk jam përdorues i fortë, por për qef. Kur mblidhemi për ditëlindje. Nuk jemi përdorues të varur nga droga. Me shokët, hajde pije. Hamë bukë.Të bën të hash bukë shumë. Para një viti, 16 vjeç e kam konsumuar për herë të parë. Të lezeton, të heq streset. E ke mendjen për të qeshur, jo për të mbajtur mendjen tek stresi. Ka, është hashashi'.- u shpreh ai.

Shoku tjetër, tregon se drogën e mësoi në lagje, poshtë pallateve apo në rrugicat pa ndriçim. Kurse në shkollë shumë shokë e shoqe të tij e marrin normalisht, kryesisht kanabis.

“18 vjeç, prej një viti. E nisa nëpërmjet shokëve, në lagje. Në çdo cep konsumohet. Kanabis. Është për të rinjtë. Është qetësuese. Rinia ka strese. Është dhe pjesë qejfi. Nuk është se është e domosdoshme. Me raste për qejf. 2-3 herë në javë. Nuk e kalojmë cakun. Është e lehtë me e gjet. Në çdo cep. E dallon. Kush e pi e di. I shohin dhe vetë ato që e shesin tha njëri prej tyre.'- tha një adoleshent tjetër.

Për këta dy nxënës të konsumosh kanabis, nuk ka asgjë të keq. Por të rriturit, familjarët e paragjykojnë dhe e dramatizojnë situatën më shumë nga sa është në realitet.

'Nuk është se është drogë e rëndë, por mentaliteti që është drogë, drogë. Për momentin të jep adrenalinë, të heq stresin. Për të lënë e kam lënë, se të pish një teke që e konsumojmë me 4-5 persona, është e lënme. Thjesht është ai fiksimi me çunat. Nuk është e shtyrë, se të gjithë i dinë vetë gjërat e veta. Kur je I vetmi në grup që se pinë se si ndihesh. Tani e pi me qejf, por në fillimet e mia e kisha të domosdoshme. Është fiksim jo se ta kërkon trupi. Është në mendje”,- u shpreh i riu.

Fëmijët nuk presin të përfundojnë mësimin, por dalin në çdo orë për të kërkuar drogën. Ka shumë djem e vajza që marrin drogë në shkolla

“Një dozë nga 5 mijë deri në 10. Pastaj ke dhe çmime të larta. Lekët i sigurojmë me punë, edhe nga shtëpi. Jam gjimnazist, në vit të tretë. Gjithë rinia e konsumon. Shoh nxënës të klasë së 9, moshatar, më të mëdhenj që e pinë. Edhe gocat e konsumojnë”. “Një dozë kushton 5 deri në 10 mijë lekë”, tha tjetri.

Ballafaqimi me familjen është momenti më i vështirë për kato përdorues të vegjël. Ndaj edhe përpiqen të largohen prej saj.

“Të shtëpisë ja kam treguar vetë. Tani e pi me raste. Çdo gjë bëhet për vete, por normal si prind nuk ju ka ardhur mirë”.- tha ai.

Për çdo rast kur duan të përdorin hashash kanë me vete edhe sendet e nevojshme.

“Kjo shërben për të kaçifuar barin dhe kjo tjetra është për ta dredh. Blihen në tabako. Janë legale. Kushtojnë 5 mijë lekë dhe 150 lekë. Sa të duash ti. Pa fund përdorimi”, tha tjetri.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 24/03/2023 06:43

    Me këtë temë shoqëria duhej të ishte marrë që para 20 vjetësh, tashti është tepër vonë!

    Përgjigju
  • Nani: 23/03/2023 17:40

    Prandaj duhet luftuar droga sepse helmon rinine.

    Përgjigju
  • Adi: 23/03/2023 16:59

    Te heq stresin? Jo. Droga te çon ne delir, ne nje bote jo reale dhe merreni me mend se cfare pasojash mund te kete perdorimi kur je ne drejtim te nje mjeti.

    Përgjigju
    • Per lonin: 23/03/2023 21:26

      Aty luan rol dhe karakteri i personave sigurisht qe kane mbetur shume veta si debila ,por e tymosin shume veta per te qetesuar, ose per te fjetur.

    • Loni: 23/03/2023 20:37

      Un ça kam pa nëpër lagje ato që pin hashash që të vegjël kan shku nga 30 vjeç e sipër kan ngel debila po njësoj vazhdojn dhe hajn nai bur her pas here

    • Dcr: 23/03/2023 17:43

      Po te heq stresin, dhe sipas shkencetareve kanabisi mund te behet nje kurë per semundjen e alzheimerit. Gjithashtu kanabisi vazhdon te ofroj zgjidhje mjekesore per shume probleme shendetesore.

  • tpunos: 23/03/2023 16:52

    e sheh o edi rana,,,i ke fut njerezit ne stres,,e ata po konsumojne hashash,,vdeksh ne nje ore me saliun,dhe ilirin.... ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë