Dy të dehur spërkasin me alkool veturën e parkuar dhe i vënë flakën, Policia e Korçës i arreston! Plagoset me biçak 75-vjeçari në Pogradec

Dy të dehur spërkasin me alkool veturën e parkuar dhe i vënë flakën, Policia e Korçës i arreston! Plagoset me biçak 75-vjeçari në Pogradec

Makina të cilës iu vu zjarri

Korçë- Dy persona janë arrestuar nga policia vendore e Korçës, pasi akuzohen se i kanë vënë zjarrin një automjeti të parkuar ditën e djeshme (12 Gusht). Deri këtu duket si një ngjarje e zakonshme e kronikave të zeza shqiptare, por detaji që bie në sy është ‘arma e krimit’ e përdorur.

Agresorët kanë spërkatur me alkool automjetin tip “Benz”, para se t’i vinin flakën me çakmak dhe t’i shkaktonin dëme materiale. Burime zyrtare bënë me dije se akti kriminal ndodhi teksa të ndaluarit “ishin në gjendje të dehur”.

Policia sqaron se piromania ndodhi në lagjen nr. 8 dhe të prangosurit janë shtetasit me inicialet S. Ll., 43 vjeç dhe J. K., 38 vjeç, të dy banues në Korçë. Hetimet nisën pas denoncimit të pronarit 56-vjeçar të mjetit, që vuri re vatrën e zjarrit dhe dëmet, kurse motivi mbetet ende i panjohur, ashtu sikurse edhe lloji i alkoolit të përdorur.

Hetimet e kryera, verifikimi i kamerave dhe gjurmëve, çuan në zbulimin e dy të dyshuarve. Si pasojë e flakëve, makina është djegur pjesërisht.

Po sot, Policia e Pogradecit njoftoi se ndaloi shtetasin L. D., 50 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 62 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një të moshuar 75-vjeçar, banues në këtë qytet.

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihen nga flakët tokat bujqësore në fshatin Syzes, era ndihmoi zjarrin në pjesën e mbjellur me vreshta

Berat/ Përfshihen nga flakët tokat bujqësore në fshatin Syzes, era ndihmoi zjarrin në pjesën e mbjellur me vreshta