Dyshimet për shkelje/ Vetting të dytë për Besim Hajdarmatajn, ja çfarë rrezikon

TIRANE - Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj do të jetë objekt i një verifikimi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të mundshme displinore, për një dosje në vitin 2010, kohë gjatë të cilës Hajdarmataj drejtonte Prokurorinë e Kurbinit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, krahas konfirmimit në detyrë të Hajdarmatajt, vendosi të ‘transferimin e dosjes, që i përket çështjes penale nr. 129 të vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016’. Përveç Hajdarmatajt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të referojë për verifikim për shkelje të mundshme disiplinore një grup prej 10 gjyqtarësh dhe prokurorësh, përfshirë edhe një anëtare e Këshillit të Lartës Gjyqësor si dhe një anëtar të Këshilli të Lartë të Prokurorisë. Të gjitha dosjet në fjalë do të shqyrtohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, organi përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

ILD pritet të konstituohet në fillim të vitit 2020. Po çfarë rrezikon Besim Hajdarmataj nëse Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të konfirmojë dyshimet e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për shkelje të mundshme disiplinore? Të gjitha masat disiplinore për raste të tilla parashikohen në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i miratuar në vitin 2016. Në nenin 105, të ligjit për statusin e magjistratit, parashikohen gjashtë masa disiplinore për të përshkallëzuara për gjyqtarët dhe prokurorët, sipas rëndësisë së shkeljes. Konkretisht parashikohet vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit, ulje në detyrë nga një pozicion më i lartë në një më të ulët, pezullim nga detyra për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet si dhe shkarkim nga detyra.

Shkarkimi dhe pezullimi

Sipas ligjit për statusin e magjistratëve, shkarkimi i magjistratit nga detyra jepet si masë disiplinore vetëm kur shkelja është shumë e rëndë si dhe në rastin kur organi procedues çmon se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin e tij, për shkak të dënimit për kryerjen e një krimi, për shkak të paaftësisë së rëndë dhe të dukshme, ose për shkak të një sjelljeje që kryhet të paktën me pakujdesi të rëndë dhe që shkel haptazi vlerat themelore të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë. Ndërsa masa e pezullimit nga detyra e magjistratit, me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet, jepet kur shkelja është e shumë e rëndë dhe kur Këshilli çmon se, pavarësisht se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes nuk e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin, rëndësia e shkeljes dhe dëmi që i shkaktohet imazhit të magjistratit kërkojnë që magjistrati të pezullohet për një kohë të caktuar.

Njoftimi i KPK-së për Hajdarmatajn

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 14.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.10.2019 vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besim Hajdarmataj, prokuror në Prokurorinë  pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Transferimin e dosjes, që i përket çështjes penale nr. 129 te vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi,  znj. Suela Zhegu relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve . Ky vendim me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Steka per ty agron: 20/10/2019 00:04

    Ore lerini kete se ky kaloj po ate mbrapa fotos qe i ka syte si dhelper nipi gjanes se pd ai eshte nje perves i lindur nga oficer sot gezon si prekiror mos ti rente halli ndonje nderkomtari te kete ndonje kallxim penal me kete se kushedi sa lek do i kerkoje se per shqipetaret hallexhi i ka si kafe ky Agron gjana perves qe ngacmon dhe. Femra perversi.

    Përgjigju
    • Shqupi: 20/10/2019 03:02

      E ke fjalen per Gonin, kelliren e prokurorise? Ky qe refuzoi urdherun e transferimit dhe Arta Marku me bisht nder shale e pranoi prape ne prokurori te pergjithshme? KPK eshte kthyer ne nje bande pazaresh politike dhe rryshfeti. Te shohim cdo bej ONM pa te jete per shqiptaret dihet pazari. Agron Gjsna ish k/prokuror i durresit ne 97 kur idhte akoma student pisanjos cecen u armatos nga garda e republikes me qellim per tu vene ne sherbim te PD-ss. Kaq duhet ge mjaftoje qe te qerrohet nga prokuroria. Por bandat e durresit do psgusjne miliona qe ky kriminel, nipi i Jeminit ta kaloje KPK. Shpresa vetem tek ONM-ja.

  • Nardi: 19/10/2019 19:55

    Pasuria prej 110 milion leke e Hajdarmatajt u llogarit e vene nga paga mojure we nga viti 2000. Pra per 20 vjet 110 milion leke, 5.5 milion leke ne vit. Une kam punuar 30 vjet, duhet te kem rreth 150 milion leke. Mi gjeni ku i kam. Une nuk kam kokerr leku. I bej thirrje komisionit te vetingut te mi gjeje ku i kam une 150 milion leke.

    Përgjigju
  • Beni: 19/10/2019 19:45

    Ky kriminel bashk me drritan ginen jan taksamledhes te kriminelve moren 2 milion euro nga capjat kur sulmuan policin dhe shpallen policet fajtor.ky esht imazhi i drrejtesis te ne

    Përgjigju
  • Drrejtesia: 19/10/2019 19:43

    Se kuptoj si mund te kaloj vetingun ky njeri??100 dosje per vrasje asnje i denuar o pafajsi o moskopetenc..ky esht shkaktari i te gjitha vrasjeve ne shqipri.ky njeri i skandaleve dihet haptas si perkrahes i krimit dhe kundershtar i policis,nxorri capjat nga burgu dhe fajsoi policin mund ta shihni videon kollaj tek gazetari artan hoxha

    Përgjigju
  • kasem dorraci: 19/10/2019 15:35

    Ky te pakten nuk eshte fytyr ujk si ai fshatari llakatundit arturo malaj duket me tjater

    Përgjigju
    • Kembaci: 20/10/2019 01:23

      Fytyra me e urryer eshte Arturi nga Llakatundi i cili ska lene gje pa bere ne Vlore dhe eshte gjyqtari me i pasur ne Republike. Nese kalon ai date 24 Tetor nga KPA reforma e drejtesise ka vdekur totalisht

  • Kasem Gahinji.: 19/10/2019 13:16

    Po 2 dosje te kokaines qe lidhen me te njejtin person,tropojanin arber cekaj?DOSJA E PARE ESHTE MBYLLUR PREJ TIJ.NE TE DYTEN DEKONSPIROHET VEPRIMI.A NUK KA PERGJEGJESI PROKURORI PATRIOT I CEKAJT?pse rastesisht dy dosje te lidhura me te njejtin person deshtojne?nuk flas per regjistrimet telefonike qe dolen nga dosjet dhe perpunohen per qellime politike nga pd e hajdarmatajt.ky duhej perjashtuar.jo gjithenje pasuria eshte tregues i ndershmerise.kanalet e kamufluara te transfertave te parave ne formen e dhuratave nga vllai mund te jene edhe shperblimet per punen e bere ne interes te grupeve apo personave te implikuar. Konkluzion:-trapajani hajdarmataj nuk duhet te kalonte vetingun.ka mjaft njolla te errta.

    Përgjigju
  • Landi e: 19/10/2019 11:52

    Deri sa e kaloj duket nje person I rregullt pavaresisht bindjeve politike!Urime! Por mos gjeni justifikime te kota... Deri sa nuk u kap me prona nga 300k euro Apo leke kesh te pajustifikuara skeni pse e zvarrisni ju te disiplines! Drejtesia eshte koncept! Num egziston thjesht mundohemi te japim me madhoren e saj! Plehra ato qe iken plehra keto qe Jan! Komb injorant edhe pa vizion!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë