'Sabotim'- Kush i preu kabllot në Detin Baltik, kinezët apo rusët?

'Sabotim'- Kush i preu kabllot në Detin Baltik, kinezët apo rusët?

Anije kineze

Marina daneze njoftoi se këtë javë kishte gjurmuar një aijne kineze mallrash, Yi Peng 3, ndërsa lëvizte nëpër Detin Baltik. Danimarka nuk dha shumë detaje, por ka spekulime se anija mund të ketë dëmtuar kabllot e komunikimit në shtratin e Detit Baltik. Njëra kabllo e lidh Finlandën me Gjermaninë dhe tjetra kalon midis Suedisë dhe Lituanisë.

Zyrtarët gjermanë janë të bindur se kjo nuk ishte rastësi.

“Gjermania nuk beson në variantin se kabllot u dëmtuan aksidentalisht nga hedhja e spirancave. Pa e ditur me përpikmëri se kush e bëri këtë, dalim në përfundimin se ishte një veprim hibrid, sabotim”, deklaroi shefi gjerman i mbrojtjes.

Aleatët evropianë të Baltikut po bashkëpunojnë në hetime, thotë analisti finlandez i mbrojtjes Charly Salonius-Pasternak.

“Ka një palë që do të thoja se shikon operacione hibride në gjithçka që ndodh. Kjo është një nga gjërat për të cilat kam paralajmëruar. Nëse jeni në një sallë pasqyrash, gjithçka duket në një mënyrë të caktuar. Por siç e kemi parë tashmë në Detin Baltik dhe gjetkë, icidenti i kabllove ndodhi në ‘momentin e duhur’ me spirancat, apo diçka tjetër, ndaj vjen një moment që nxjerr konkluzionin se kjo nuk mund të jetë thjesht një aksident”, thotë ai.

Incidente të ngjashme ka pasur në Detin Baltik. Vitin e kaluar u dëmtua tubacioni i gazit që lidh Estoninë dhe Finlandën. Dhjetë muaj më vonë, Kina tha se një anije e regjistruar në Hong Kong kishte shkaktuar aksidentalisht dëmin gjatë një stuhie, por Finlanda ishte skeptike për këtë variant.

“Të paktën për disa vende, mund të jetë politikisht e përshtatshme për t’i etiketuar zhvillimet si mistere të pazgjidhura. Sepse, në këtë rast, nëse themi se dikush në Pekin e udhëzoi kapitenin ta bënte këtë, atëherë cili do të ishte reagimi?”, thotë Charly Salonius-Pasternak, nga Instituti Finlandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Kina ka mohuar se ka njohuri për dëmtimin e fundit të kabllove në Baltik.

“Jemi të gatshëm të zhvillojmë komunikime me palët përkatëse në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të mbrojtur së bashku infrastrukturën detare të komunikimit ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, shpresojmë në mbrojtjen efektive të të drejtave të lundrimit legjitim të anijve kineze”, thotë Lin Jian, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Kineze .

Në shtator të vitit 2022, tubacioni “Nord Stream” që transportonte gaz nga Rusia për në Gjermani nën Detin Baltik u hodh në erë. Ende nuk dihet autori. Vendet perëndimore dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetën, ndërsa ka patur aludime se Ukraina e kreu sulmin. Të gjitha palët mohojnë të jenë përgjegjëse për shpërthimin./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 23/11/2024 22:06

    Ata qe hodhen ne ere gaz strimin ata kan hedhur dhe linjen e Tel internetit Boll ja hidhni fajet te tjeteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?