E ardhmja e PD: Do ndahet ose do shpërbëhet

E ardhmja e PD: Do ndahet ose do shpërbëhet

Partia Demokratike

Sa parashikohet e shprehet në titull është e gdhendur jo vetëm në zhvillimet, por sidomos në strukturën e Partisë Demokratike. Ajo nuk ka gjasa se mund të reformohet për shkak se i mungojnë elitat, ndaj do ndodhë ndarja e pjesëve Basha-Berisha. Ose mund të shkrihet fare! Nuk është ngjarje e paparë kjo? Ka ndodhur rëndom në partitë europiane.

Kur ndodhte përmbysja e madhe, shëmbja e partisë-shtet, turma kërkonte përmes thirrjeve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”! Kësaj kërkese, me pak përjashtime, i ishin bashkuar intelektualët më në zë, ata që përbënin në atë kohë elitat shkencore, ekonomike e profesinale. Mbasditen e të dielës, kur zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ndodhesha në shoqërinë e tre shokëve të mi: inxhinierit Emin Mysliu, piktorit Harrilla Dhima dhe Ilir Petrelës. I pari ishte drejtues i lartë shtetëror, ish drejtori i ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës dhe një nga autoritetet e inxhinierisë ndërtimit; dy të tjerët, kolegë pune të mitë. Ndonëse të formuar si shtresë në diktaturë, Emini dhe shokët e tij nuk ngurruan të mbështesin e përkrahin ndryshimin. Të katër ne, ulur te një kafe e rrugës “Konferenca e Pezës”, bisedonim, shkëmbenim mendime dhe ishim të bindur se fitorja që do çonte në ndryshim, ishte e sigurtë për PD-në. Por nuk ndodhi kështu! Partia e Punës fitoi me 70 përqind sepse u votua në masë nga fshatarësia konservatore dhe e indoktrinuar, e papërgatitur për këtë ndryshim. “E droguar”-do thënë më mirë.

Ajo do donte dhe pak kohë të ndryshonte, falë informimit dhe çrrënjosjes ideollogjike, që të kuptonte demokracinë e vërtetë. Ndërsa 30 përqindëshi i PD-së përfshinte votuesit në qytet, në krye të të cilëve qëndronin elitat. Me këto elita ajo nuk vonoi të fitonte zgjedhjet që pasuan pak kohë më vonë. Pikërisht këto elita sot PD-së i mungojnë ose janë të papërfillshme.

Partia Socialiste në çdo kohë, mirë-keq, ka, gjen dhe afron pranë saj individë elitare për t’i shërbyer qëllimeve tëpartisë, drejtimit të strukturave dhe aparatit administrativ, ndërsa aktualisht Partia Demokratike i ka të numëruar me gishtat e dorës. Ajo i kish patur ata me shumicë, por i ikën, ju larguan e në jo pak raste edhe i përzunë. Një partie që i mungojnë elitat s’mund të ketë aftësi as ta reformojë partinë dhe as të bëjë reforma shtetërore?

Derexheja ku ndodhet sot PD vetëkuptohet që do ndërhyrje për t’i dhënë frymëmarrje, formë më të shëndetshme dhe përmbajtjen e një partie që ushqen besim e shpresa. A mundet vallë që këto elita që ka në krye PD ta kryejnë këtë reformim, për më tepër, duke e ditur se Paloka, Alibeaj, Noka, Bylykbashi, Mziu, Xhaferraj, Shehu, Leskaj apo

Duma, kanë mbi 20 vjet në krye të saj dhe janë, as më shumë e as më pak, përgjegjësa për humbjet radhazi sa dhe Basha? Nëse të gjithë këta janë në një mëndje për të ashtuquajturën “Masakër zgjedhore”, afërmendsh kjo rrjedh ngase largojnë përgjegjësinë nga vetje dhe mbulojnë paaftësinë.

Po si ndodhi që PD-së ju larguan elitarët? Fare thjeshtë: segmente të caktuara të elitës politike dhe ekonomike, nuk ishin më pjesë e zgjidhjeve të kësaj partie për të instaluar demokracinë liberale. Në krye të ndryshimit për keq ishte vetë Sali Berisha, që u shndërrua në vetë problemin e tranzicionit. Me paaftësinë e shtetarit mediokër lejoi përhapjen e korrupsionit, përhapjen e organizmave mashtruese të firmave piramidale, privatizimin e pronës publike në formën më korruptive të mundëshme. Zhgënjimi ishte i menjëhershëm. Kur panë ç’po ndodhte, intelektualë dhe elita të fushave të ndryshme, anëtarë ose simpatizuesë të kësaj partie, ju larguan në masë. Asaj i ikën elitat, por i ngelën fshatarët. Etja e krerëve të kësaj partie për pushtet dhe lufta e Sali Berishës për sundim e degdisi orientimin europian dhe idealeve perëndimore te anëtarësimi në Konferencën islamike ndërsa elita politike, shtresa në pasurim e sipër, doli kryesisht nga tenderat e pushtetit, kontrabanda, evazioni fiskal dhe liçensat e ndërtimit. Regjimi berishist, duke dobësuar sundimin e ligjit dhe humbur kontrollin mbi territorin e degradoi shtetin në atë farë feje sa e çoi në grahmat e fundit.

Krimi e korrupsioni që pasuan bënë që elitat t’i kthejnë shpinën partive e pjesëmarrjes në politikë. Kur ndodhi kjo, shoqëria shqiptare pa të ngelen në udhëheqje të PD-së këta që janë sot, shumica individë pa vlera, që s’kanë bërë asgjë në jetë, dhe janë kapur pas politikës. S’kanë profesion, përpos politikanit, siç e quajnë veten. Këta s’mund të bëhen dot reformatorë, ndaj janë të shtrënguar të zgjedhin krah ose me grupin e Bashës, ose me grupin e Berishës, grupe këto që, (siç do i shohim) do jenë të mbështetura dallueshëm në krahinizëm, solidaritet fisnor ose nepotizëm. Në mos ndodhtë kjo, PD do shkrihet, do shpërbëhet, nuk do egzistojë më!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 18/09/2021 22:18

    Ky shkrimtar a gazetar sdi si ta quaj permend shpesh emrin fshatar po me thot mendja do jet I shkolluari i saliut dhe se di akoma se edhe vet prejardhjen e ka nga fshati. Po sic duket i vjen keq ta thot qe shqupit I kan mbetur vetem shpellaret dhe ska pse thot fshataret. Prandaj pd e famshme korr suksese te nje pas njeshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë