E liroi në 2009, Fatmira Hajdari
sërish gjykon ‘Ben Qimen"

E liroi në 2009, Fatmira Hajdari<br />sërish gjykon ‘Ben Qimen
TIRANE- Gjyqtarja Fatmira Hajdari që në vitin 2009 i dha lirinë duke e nxjerrë nga burgu të arrestuarin Arben Isufaj (Ben Qimja), është zgjedhur sërisht të gjykojë kërkesën penale të biznesmenit fierak, për lirim nga qelia, ku këtë herë është mbyllur për llogari të autoriteteve italiane. Hajdari është pjesë e treshes së gjyqtarëve, që janë zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese, ku ka statusin e relatores. Sipas burime pranë Gjykatës së Apelit Tiranë,dhënia e një vendimi në vitin 2009 nga gjyqtarja Fatmira Hajdari për personin me arrestuar Arben Isufaj, nuk e pengon atë të japë dhe një vendim të dytë për të.

Kjo për shkak se dy çështjet kanë objekt të ndryshëm gjykimi dhe për pasojë nuk ka ndonjë shkelje ligjore. Në vitin 2009 gjyqtarja Hajdari vendosi të lirojë Arben Isufin nga burgu, duke e liruar nga akuza e vrasjes së biznesmenit Piro Koçiu. Tre vjet nga ky vendim, sërisht Fatmira Hajdari zgjidhet nga shorti elektronik për të gjykuar dosjen e të arrestuarit për llogari të italianëve. Ditën e djeshme procesi gjyqësor është shtyrë, duke u caktuar data 3 prill.

Dokumentat e Interpol
Sipas akuzës në shtetin italian, Arben Isufi është dënuar me 30 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, veprimtari kjo që është kryer në kuadër të organizatës kriminale. Një ndër provat kryesore që u përdor nga Prokuroria e Tiranës gjatë seancës për caktimin e masës sigurisë “arrest me burg” në gjykatën e Tiranës,ndaj Arben Isufit ishin disa dokumente të mbërritura në prokurori nga zyra e Interpolit. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për disa dokumente të mbërritura nga Interpoli që konfirmojnë se shtetasi i arrestuar nga Policia e Shtetit, është në kërkim ndërkombëtar dhe kërkohet nga drejtësia italiane. Pikërisht ky dokumentacion tregon se Arben Isufi rezulton i dënuar me 30 vite burg për trafik droge në disa zona të ndryshme të Italisë. Pritet që brenda 40 ditëve autoritet italiane të sjellin pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e biznesmenit Arben Isufi, me qëllim vuajtjen e dënimit në Itali.

Vrasja e Koçiut
Në vitin 2002, 12 vjet më parë, në një ditë të nxehtë gushti, në rrugën "Him Kolli" Tiranë, dy persona kanë qëlluar me armë ndaj Pirro Kociut, i cili sapo kishte zbritur nga shtëpia që kishte marrë me qira dhe jetonte. Shtatë plumba janë lëshuar mbi viktimën Pirro Koçiu, në mesditën e 12 gushtit të vitit 2002. Për këtë vrasje, policia nuk kishte autor, derisa gjeti prova për të arrestuar Isufin. Ky i fundit është arrestuar pasi në një gëzhojë të gjendur në vendin e ngjarjes gjatë ekspertimit në laboratorin shkencor është konstatuar një gjurmë gishti, që nga krahasimet sipas konkluzionit kishte ngjashmëri me gishtat e dorës së Arben Isufit.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë