RROGOZHINË- Një vajzë e mitur ka pretenduar se është dhunuar seksualisht nga i vëllai por nga ekspertiza është vërtetuar e kundërta.
 
Familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur kanë pasur pretendime se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
 
Ky reagim ka ardhur si reagim pasi disa portale kanë hedhur dyshime se Agim D kishte kryer marrëdhënie me motrën e tij të mitur.
 
Njoftimi i Policisë 

Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.
 
Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com