E pabesueshme nga Spanja, Messi bllokon rinovimin, mund të lërë Barcelonën në 2021

E pabesueshme nga Spanja, Messi bllokon rinovimin, mund të lërë Barcelonën në 2021

Lionel Messi

Leo Messi mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës në vitin 2021. Ky është lajmi që publikon “Cadena Ser dhe që flet se argjentinasi është i bezdisur nga zërat e brendshëm në klubin katalanas. Zërat për një përfshirje të mundshme në manovra të nëndheshme në “luftën” kundër trajnerit Quique Setien nuk po i pëlqejnë aspak Messit.

Vendimi për të ndërprerë tratativat për rinovimin e kontratës është një sinjal i qartë për Presidentin Bartomeu që është i impenjuar në fushatën elektorale për t’u rizgjedhur president. Zyrtarit i duhet patjetër rinovimi i kontratës së kapitenit të Barcelonës. Dialogu mes palëve përpara kësaj ndërprerjeje po shkonte shumë mirë dhe Leo do të rinovonte deri në vitin 2023. Ndërsa tani gjërat po ndryshojnë dhe shumë ekipe po fërkojnë duart. Është një lajm i vërtetë apo thjesht presion kjo mbete për t’u parë. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vranë mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vranë mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!