Një studente u ngjit në podium teksa iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke përmendur kushtet e këqija që studentët po përballen. Ndër të tjera ajo tha se në ditët në vijim, protestës do t’i bashkohen dhe studentët nga diaspora.
“Studentët janë shtresa më e lënë pas dore nga kjo qeveri. Bursat prej vetëm 10 mijë lekësh nuk janë ndihmë, por një tallje për studentët që luftojnë çdo ditë për të mbijetuar. Kostot e jetesës janë të papërballueshme, ndërsa tarifat universitare rëndojnë mbi familjet që sakrifikojnë gjithçka që fëmijët e tyre të marrin një diplomë.
Këshillat studentorë janë kthyer në vegla që u shërbejnë partive, dekanëve dhe pedagogëve. Ka mungesë laboratorësh, mungesë investimesh, ndërkohë që na kërkohet të konkurrojmë me botën, por na lënë pa mjetet bazë. Kam një mesazh për Edi Ramën: po të vijnë studentët e diasporës. Të dielën dhe të hënën i ke këtu. Free Albania”, tha e reja nga podiumi.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera









