Ndonëse u zgjodh unanimisht nga Kuvendi për të qenë një nga 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar, aktori Ndriçim Xhepa vendosi që në afro një muaj në këtë pozicion të dorëhiqet.
Përmes burimeve Report tv mëson se sa i përket mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së , që sipas Statutit shkon deri në 5-vjet, aktori në fakt, nuk e gëzonte këtë të drejtë. Më 22 mars 2024 ai është zgjedhur për të zëvendësuar poetin dhe kineastin e ndjerë Petrit Ruka, të ndarë nga jeta në vitin 2021. Rrjedhimisht kohëzgjatja e mandatit të aktorit, do të ishte e kufizuar.
Sa i përket përplasjeve të mundshme me drejtuesin e përgjithshëm të RTSH, Alfred Pezën, burimet për televizionin thonë se nuk është një situatë e tillë kjo e dorëheqjes së aktorit. Por edhe në konflikt të mundshëm të drejtuesit të RTSH me anëtarët e Këshillit Drejtues, siç shpjegohet më tej, ligji nuk ia jep fuqinë për të emëruar apo shkarkuar këta të fundit.
Ndërkaq kujtojmë se lajmi për dorëhqjen e Xhepës u bë i ditur në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit të mbajtur në 29 prill, ku kryetarja Flutura Açka, shpalli vakant këtë pozicion, që do të jetë i hapur për një muaj.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
57%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë
4 Maj, 10:47
-
Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH
1 Maj, 22:09
-
Fushatës së mbjelljes së pemëve i bashkohet orkestra e RTSH, Veliaj: Japim të gjithë kontributin tonë për një Tiranë edhe më të gjelbër
20 Mars, 12:48
-
Kinematografia pas ’90-ës, Ndriçim Xhepa: Interesi për filmin është zbehur, ja ç’më tha im bir!
20 Janar, 15:55
-
‘Mars’ kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e RTSH-së’ i dedikohet periudhës së burgut
22 Dhjetor 2023, 19:29
-
Sonte nata e parë e Festivalit të 62-të të Këngës, 16 këngëtarë ngjiten në skenën magjike
19 Dhjetor 2023, 22:00
-
Kledi Kadiu një nga prezantuesit e Festivalit të Këngës në RTSH, Maria De Filipi: Do jetë moderatori i 'Sanremos' shqiptar
11 Dhjetor 2023, 19:55
-
Ditën e ditëlindjes, Bledi Strakoshën e heqin nga puna në RTSH: Jemi mësuar me tekat e drejtuesve
11 Dhjetor 2023, 09:37
-
Frrok Çupi: Sapo shikon arkivol, i ngrihen puplat
7 Dhjetor 2023, 17:45
-
Mero Baze: Një përdhunues të gjallësh dhe të vdekurish
6 Dhjetor 2023, 21:43
-
Mbrëmje poetike, kujtohet 112 vjetori i lindjes së Migjenit! Veprat e shkrimtarit të madh interpretohen nga Xhepa e Bulku
14 Tetor 2023, 16:09
-
Relacioni i agjentit 'Kalaja', shtator ‘84: Ditën e përvjetorit të Konferencës së Pezës, në Televizion ndodhi një ‘skandal i madh politik’...
20 Korrik 2023, 07:45