E vërteta e 'patronazhit', si funksionojnë listat paralele të PS e PD për të identifikuar votuesit e tyre

E vërteta e 'patronazhit', si funksionojnë listat paralele të PS e PD për të identifikuar votuesit e tyre

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i PD, Lulzim Basha

Media pranë opozitës kanë publikuar me zhurmë ekzistencën e një “database” që e quajnë atë, ku Partia Socialiste ka një listë me qytetarë me të drejtë vote, ku nga aktivistë të saj bëhet një analizë e mundshme e votës, duke parë njohjet dhe shpërndarjet në terren.

Për këtë listë, këto media pranë opozitës thërrasin se është skandal apo marrje e të dhënave personale.

Në fakt, në Shqipëri, prej shumë vitesh ekziston një sistem i tillë ku forcat politike në vend, jo vetëm të mëdhatë regjistrojnë përkrahësit e mundshëm në terren, duke bërë një mbulim të territorit nëpërmjet organizatave, seksioneve, apo grupeve.

Skandal në këtë rast do të ishte përgjimi, influencimi, klientelizmi, apo ndikimi i njerëzve nga forcat politike.

Skandal do të ishte kontrabandimi i zgjedhësve në listat e votuesve për interesa të momentit. Siç ka ndodhur për shembull në vitin 2011 në Tiranë, kur në kryeqytet u sollën vetëm për të fituar Lulzim Basha, zgjedhës nga i gjithë vendi. Skandal do të ishte nëse do të përdoreshin fonde të panjohura për të paguar bileta avionic, për zgjedhës që u kërkohej të votohej për Lulzim Bashën siç ndodhi në 2011-n në Tiranë.

Por le të vijmë tek ajo që mediat e opozitës e cilësojnë si “shkelje e të dhënave personale”.

Materiali i botuar sipas të gjitha gjasave, është një database i vjetër i PS-së së Nanos, pasi aty edhe analistë që sot përkrahin PD-në haptas figurojnë si mbështetës së Partisë Socialiste.

Por ta lëmë këtë: thelbi është se logjika e database-s së partive politike kryesore në votuesit sidomos në Tiranë është praktikë pune.

Mjafton të pyesësh çdo qytetar në Tiranë: ata merren rregullisht nga të ngarkuarit në fushatën e PD-së në lagjen përkatese dhe jo vetëm i thirret me emër, por i përmendet dhe vota e tij historike, duke e ftuar ta vizitojë zyrën elektorale të PD-së. Përveç vullnetarit të zyrës, e marrin edhe nga zyra qendrore çdo ditë për të ashtuquajturin sondazh, që në fakt është më shumë pasi është ndikim.

E për të mos e lënë me kaq, vetë Lulzim Basha vetë ka dërguar mesazhe të personalizuara në numrat e qytetarëve, ku ka bashkëngjitur edhe një qendrim të tijin politik, pa marrë lejen paraprake, siç bën një telefonuese, ku i kërkon telefonuesit a mund ta pyesë.

Kemi të bëjmë me një komunikim invaziv, kemi të bëjmë me një fushatë të drejtuar tek infividë, të cilëve jo vetëm u shkohet në banesë me militant, gjë që ndodh, por edhe u bihet numri personal i telefonit, u shfaqen në rrjetet sociale si sponsorizim etj.

Prej dy ditësh, përkrahës të PD-së po bëjnë ironi me të ashtueuqajturit “patronazhistë” por që nuk kanë thënë asnjë fjalë kur këto “patronazhistë” janë identifikuar si përkrahës së PD-së, si telefonata e famshme, e publikuar në media të një vajze nga zyrat e PD-së me një emigrant, e cila u bë virale në rrjet.

Duket si paksa “borgjeze” të flasësh për parti elektorale në vend, që merren me zgjedhësit vetëm në ditët e fushatave, kur në Shqipëri, gjithçka nis pas ditës së votimit, kur ata që fitojnë mendojnë sesi të bëjnë për vete individët duke u dhënë vende pune, duke i kontaktuar, lidhur me favorizuar për t’i pasur si përkrahës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!