
Këngëtari i famshëm, Albano Carmelo Carrisi dhe moderatori i njohur Ezio Nereo Greggio janë dy prej votuesve për zgjedhjet lokale në Shqipëri për shkak të nënshtetësisë së tyre edhe shqiptare, shkruan sot gazeta e njohur italiane ”Corriere della Sera”.
”Dy artistët me famë në të gjithë botën janë italianë, por edhe qytetarë shqiptarë, me dekret presidencial. Greggio është qytetar shqiptar që prej janarit 2015, ndërsa Albano në qershor 2016”. ”Moderatori i njohur i ‘Striscia la notizia’ mund të votojë në Tiranë, në shkollën ‘Kongresi i Lushnjes’, ndërsa Albano mund të votojë në Vlorë në shkollën e mesme ‘Ataturk”
Lajmi kryesor:
ARTISTËT shkundin votën/ Ikonat Robert Ndrenika dhe Sherif Merdani në votime












