Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës (Batutat)

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës (Batutat)

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë. Ai u takua sot me banorë të një pallati 5-katësh në zonën pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë, shtëpitë e të cilëve kishin pësuar dëmtime të dukshme nga tërmeti. Ndonëse disa prej familjeve më të dëmtuara iu është ofruar asistenca e nevojshme për t’u strehuar deri në riparimin e dëmeve, ata nuk kanë pranuar t’i lënë shtëpitë e tyre. Kryeministri Edi Rama ishte aty për të biseduar personalisht me ta dhe për t’i bindur se strukturat e ngritura me këtë rast janë të gatshme të mirëpresin me kushtet optimale çdo qytetar të prekur nga pasojat e tërmetit. Në bisedën që bëri me Donikën, një prej banoreve, shtëpia e të cilës ishte më e dëmtuara, kryeministri Rama, i shoqëruar nga deputetja e njëkohësisht ministre e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkoi që familja të zhvendosej tek konvaleshenca në Durrës deri në kryerjen e riparimeve të nevojshme.

“Ishte tërmet i fortë. Faktikisht, këto godina kanë rezistuar goxha mirë. Ndërkohë që kjo duhet patjetër të riparohet, pjesa e sipërme, sepse strukturalisht besoj nuk është problem, por kjo pjesë duhet të riparohet. Etilda më tha eja urgjent se ka disa familje që nuk duan të lëvizin. Ju nuk mund  të rrini këtu. Merre edhe të dashurin që e ke në gjumë tani shkoni tek konvaleshenca dhe bëni një pushim të detyruar. Pjesa lart, mesa pashë, është goxha e dëmtuar dhe është problem për ju këtu dhe komshiun përballë. Kështu që vlerësoje këtë dhe të marrim masa që të shkoni atje. Atje i keni të gjitha në dispozicion, shërbimin,” – u shpreh Kryeministri, i cili mori premtimin jo vetëm të Donikës, por edhe të fqinjëve të tjerë se për një periudhë të përkohshme, deri në riparimin e dëmeve, do të strehohen në shtëpinë e pushimit të ofruar nga Ministria e Brendshme në Durrës.​

"Shtëpia lëvizi si të ishte lodër" tha Donika, me origjinë nga Korça. Rama nuk kurseu edhe batutat. "Ku na dole edhe ti korçare, ato janë për ballo, teatro, kinema, libra, gjuhën shqipe dhe kultivimin e shitjes, por edhe kaq shumë trime nuk e dinim". Gjatë vizitës nuk munguan edhe njohjet e vjetra. "Po ku je more çuni i lagjes, jam çuni i Nailes dhe jo Bashkimi" i tha një banor kryeministrit, ndërsa Rama iu përgjigj 'Kur njoh Nailen të njoh edhe ty, duhet të ikësh ca kohë në Durrës'.


Lajmi kryesor:

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave