Edhe mosha e mesme në
Kosovë përdorë rrjetet sociale 

Edhe mosha e mesme në<br />Kosovë përdorë rrjetet sociale 
Rrjetet sociale që tashmë kanë përfshirë gjithë botën, kanë filluar të bëhen pjesë edhe e moshës së mesme në Kosovë. Dikush e përdor për të rigjetur shokët e rinisë, dikush po e zëvendëson telefonin me to e disa të tjerë po e përdorin për punë. Ka nga ata që këshillojnë që të mos kalohet shumë kohë në rrjete sociale.

Facebook , Twitter, Viber, WhatsApp etj. janë mundësitë e reja që edhe mosha e mesme ka filluar t`i përdorë në Kosovë. Facebook-u mbetet e preferuara e tyre. Kjo pjesë e shoqërisë, më së shumti po ndjenjë kënaqësi e nostalgji, ku nëpërmjet këtij rrjeti social, ata po i takojnë miqtë e tyre të fëmijërisë e të shkollës së mesme.

Minire Mehmeti, e cila ka shumë vite që jeton në Zvicër, tregon se pas 35 vitesh, nëpërmjet Facebook-ut ajo u takua me shoqërinë e saj dhe se atë e përdorë mjaftë shumë.

“Facebook-u na ka ndihmuar të takohemi pas 35 viteve së bashku, për atë e çmojë më së shumti. Unë jetoj në Zvicër, kam ardhur për pushime dhe kam shfrytëzuar rastin të takohemi me shoqëri tonën...Çdo ditë jam ngase komunikojë me shokët e klasës rregullisht, me familjarët këtu që i kamë, 2 orë për afërsisht i kalojë”, tha Mehmeti për KosovaPress.

Për të komunikuar me familjarët dhe shoqërinë që e ka larg, edhe Xhelal Bajqinovci thotë se e përdorë facebook-un.

“Ne e përdorim zakonisht nganjëherë, kur flasim me familjarët që i kemi jashtë, me e gjet ndonjë shok, shoqëri, me fol me ta. Unë ri shumë pak në Facebook, por djali më shumë” ka thënë ai, për KosovaPress.

Ndërsa, Facebook-u po vlerësohet se po zëvendëson edhe telefoninë mobile dhe kështu mund edhe të bësh kursime.

Kështu Veli Lecaj, ka thënë për KosovaPress, ku madje tregon se ai si profesor, nëpërmjet Facebook-ut, kontakton edhe me studentët e tij. Ndërsa thotë, se përdoruesit e Facebook-ut duhen të jenë më të vëmendshëm për kohën që e shpenzojnë në të.

“Facebook-u është një rrjet social i cili tash po përdoret prej pjesës dërmuese prej popullsisë së Kosovës, sidomos tek të rinjtë dhe gjenerata e mesme.. Unë punojë në arsim dhe më ndihmon të komunikojë me studentë,t të komunikojë me shokë, lajmet. Kursejmë, se për shkak se në vend të mobilit e përdorim edhe Facebook-un dhe normalisht që e kryen punën e vet. Unë kamë angazh ime shumë të mëdha por në varësisht. Facebook të merr mjaft kohë dhe mos të jesh shumë i vëmendshëm pjesën dërmuese të kohës mund ta kalosh në Facebook. Është shumë i dobishëm por nganjëherë ja vlen që të bësh edhe punë tjera me qëllim që të jesh efektiv:, tha Lecaj.

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë se Facebook-u është i dobishëm. Benjamin Piperku, qytetarë tjetër i Prishtinës, thotë për KosovaPress, se ai në vend se të merret me Facebook, merret me gjëra më të arsyeshme dhe me punë shkencore.

“ Jo facebook-un nuk e përdori, jo se nuk dua mirëpo merrem me punë tjera pak më të arsyeshme dhe me punë shkencore. Besojë se është më e frytshme dhe më profitabile” ka thënë Piperku.

Ndërsa, Nebih Pacolli, thotë se përveç, komunikimit që bënë me familjar ët e shoqërinë e tij, ai më shumë është i interesuar që nëpërmjet këtij rrjeti social, të informohet për ngjarjet e fundit që ndodhin në Kosovë.

“Nja 2 orë i përdori, 2 deri në 3, varret sa kamë kohë. E përdori për gjithçka, çfarë më intereson shikojë, portalet sidomos, lajmet”, tha ai për KosovaPress.

Ndërsa, sipas disa sociologëve botëror, rrjetet sociale sa kanë efekt të dobishëm ato mund të jenë edhe të dëmshme. Me përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale, edhe karakteri i njeriut, e sidomos i të rinjve mund të ndryshohet.

Gjithashtu, komunikimi jo i drejtpërdrejtë me njerëzit dhe varësia nga rrjetet sociale, sipas sociologëve bënë që përdoruesit e tepërt të rrjeteve të jenë më të vetmuar./KosovaPress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri