Rrjeti më popullor në botë, televizioni CNN ka intervistuar një futbollist të Apoel për kualifikimin në Champions League, dhe për TV prestigjioz amerikan, Nicosia është vendosur në Siçili.
Në të vërtetë edhe në ishullin italian ndodhet nëj fshat i vogël që quhet Nicosia, por kjo nuk ka të bëjë me kryeqytetin e ndarë të Qipros. Intervista e CNN për futbollistin e skuadrës qipriote, Nuno Morais, në hartën e shfaqur në ekran është bërë me një hartë që e ka spostuar Nicosian në ishullin italian.