Eksperti për Report TV: Nuredin Dumani ka patur mbështetjen e strukturave të Policisë! Priten rreth 90 arrestime, ja si mund ta humbasë statusin e bashkëpunëtorit

TIRANË- Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, tha për emisionin ‘Kontrast’ se numri i të arrestuarve nga dëshmitë e Nuredin Dumanit pritet të shkojë në 90.

Ai u shpreh se niveli arsimor i pjesëmarrësve në ngjarje lë për të dëshiruar dhe fakti që veprimtaria e tyre ka zgjatur prej 10 vitesh nuk do të thotë se kanë qenë të sofistikuar.  Karamuço tha se kjo kohëzgjatje lidhet me mbështetjen që ata kanë patur nga strukturat e Policisë.

“Ne kemi patur edhe rastin e krimeve të sofistikuara dhe të ëvshtira për t’u zbardhur dhe kemi thërritur edhe ekspertë të huaj, edhe serbë. Ndërsa këtu kemi të bëjmë me njerëz me formim të ulët arsimor. Por fakti që këta e zgjatën kaq shumë do të thotë që kanë pasur mbështetje nga strukturat e Policisë së Shtetit. Sepse nuk mund të biesh pre e një arrestimi prej një plagosjeje. Dhe nuk janë 33 vetë, por janë 90 vetë që pritet të arrestohen. Thuhet që Dumani ka qenë i kontraktuar nga disa banda. Jo kjo s’është e vërtetë por nga historitë që ka dëgjuar i referohet ngjarjeve të grupeve të tjera” – tha Ervin Karamuço për ‘Kontrast’ në Report TV.

Ai shtoi Dumani e ka kërkuar vetë arrestimin e tij. Sipas Karamuços, i akuzuari e ka parë prangosjen si të vetmin shpëtim, pas atentatit ku u tradhtua dhe u plagos. Sipas  Karamuços statusin e të penduarit rrezikon ta humbasin si Henrik Hoxhaj ashtu edhe Nuredin Dumani në momentin që dëshmitë nuk përputhen me provat.

“Në momentin që rrëfimet e Dumanit apo Hoxhajt dalin se kanë pasaktësi, apo nga faktet që ka Prokuroria, dyshimet gjithmonë shkojnë në favor të të pandehurit. Ata në bazë të ligjit e humbin cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Sot nuk kemi vetëm dy të penduar, por një spirale ku janë përfshirë dhe persona të tjerë. Duke e ndjerë gjithë këtë fluks arkivor të hapur dy javë parë kanë nisur të bashkëpunojnë edhe të tjerë. Por janë deklarime kundër deklarimeve. Puna është çfarë thonë dosjet dhe ç’punë ka bërë? Aty duhet parë se cila dëshmi afrohet me të vërtetën dhe provat.

Ashtu siç ndodhi plagosja e Dumanit, që ishte nisur për një vrasje dhe i bënë atentat, ai është ndjerë i tradhtuar. Ai e pa arrestimin si një formë shpëtimi. E pa Policinë si një siguri për jetën e tij dhe aty ku është ai ndjehet mirë. Këto dëshmi që ka dhënë gjatë kësaj kohe, kanë një sens logjik.

Kemi të bëjmë me një goditje ndaj personave që në aktivitetin e tyre ndihmojnë krimin e organizuar, por nuk janë ata vetë pjesëmarrës të krimit të organizuar. Po të shohim se si e kanë filluar ata veprimtarinë që nga 2012-a me dy leva, me një thikë e me disa kambistë, do të thotë që kanë qenë në fazat primitive që as bandë s’mund të quhet. Do të thotë që kanë qenë sporadikë si punëtorët që i gjen tek Ushtari i Panjohur. Domethënë që i gjen dhe u thua hajde se kam për të bërë filan punë, filan vrasje. Fakti që në grabitje shkojnë grup kuptohet se kemi pasur të bëjmë me një formë diletante. E ka dhe FBI si parim që thotë, nëse do të zbulosh një krim vëri veshin burgjeve. Sepse këta e kanë dhe për krenari dhe tregojnë e flasin në qeli” – tha Ervin Karamuço për emisionin ‘Kontrast’.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja