“Kam frikë se situata mund të tejkalojë në çdo moment dhe kjo do të jetë me pasoja shumë të rënda jo vetëm për vendin, por dhe për shoqërinë në përgjithësi. Unë do të thoja se do të jetë me pasoja të rënda dhe për Rajonin në përgjithësi. Unë kam frikë, por duhet të jemi realist. Në bazë të asaj që po shohim dhe shenjat që janë në sipërfaqe Nikolla Gruevski do të rezistojë deri në fund dhe nuk do të tërhiqet ashtu si mendon dikush, sikur të kishte dashur ta bënte këtë gjë do ta kishte bërë edhe para se të vinte në këtë gjendje që ka ardhur tashmë. Unë besoj që do të ketë një konflikt të ri në këtë vend, kam frikë se do të ketë një konflikt të ri në këtë vend nuk besoj që ai konflikt do të jetë relacion etnik sa do të jetë më tepër qytetar dhe besoj se tashmë i kemi shenjat në sipërfaqe sa i përket kësaj. Ndoshta do të mund të merren do të thotë shqiptarë me shqiptarë dhe maqedonas me maqedonas në një konflikt të ri”, - shprehet Memedi.
Shenjat e tensioneve të para nisën të duken që dje pasdite kur mijëra qytetarë shqiptarë e maqedonas dolën në protestë përpara qeverisë duke kërkuar drejtësi dhe dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. Shkak për protestën u bë publikimi i bombës së 29 të përgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev me biseda që tregojnë përfshirjen e policisë në vrasjen e një 21-vjeçari maqedonas, ngjarje kjo që ndodhi 4 vjet më parë.
Sipas kreut të RDK-së, Memedi, çështja e përgjimeve nuk duhet parë thjesht në kontekstin e Maqedonisë por si pjesë e një sërë ndryshimesh të mëdha që po përjeton i gjithë rajoni.
“Unë punën e përgjimeve në Maqedoni e krahasoj identike me atë që mund të ndodhi edhe në Shqipëri. Pritet shumë shpejt që të behet dhe hapja e dosjeve në Shqipëri dhe besoj se kjo do të jete fillimi i atyre zhvillimeve të mëdha dhe lëvizjeve tektonike që duhet të ndodhin në Shqipëri. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kosovë ku do të duhet detyrimisht të formohet edhe Gjykata Speciale me dëshirë ose jo te politikanëve vendas. Nëse nuk bëhet kjo atëherë Kombet e Bashkuara do të bëjnë të njëjtën gjë dhe kjo është një lëvizje tjetër që do të ndodhë, do të kisha thënë tektonike në Rajon. E njëjta gjë është duke ndodhur në Serbi me protestat e mëdha të opozitës që janë duke u angazhuar gati një javë dhe këto do të pasojnë edhe protesta më të mëdha ashtu siç ne i njohim që ka ndodhur dikur edhe në eliminimin e Millosheviçit dikur dhe tash po vazhdojnë në masë te konsiderueshme. Thjesht bëhet fjalë për këto zhvillime të mëdha që do të duhet të ndodhin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nuk do duhet të trajtohet rasti i Maqedonisë si një rast i veçuar por do duhet të shihet se çfarë pasojash do të ketë për këtë rajon”, thotë lideri shqiptar në Maqedoni.
Në protestë kundër qeverisë kanë dal jo vetëm qytetarët maqedonas por edhe ata shqiptar, dhe flamujt e të dyja komuniteteve u panë gjatë tubimit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)