Në këtë operacion është arrestuar edhe Nazer Seiti, që njihet si financieri i grupit të Habilajve. Agjentët italian mbërritën në Shqipëri për të ekzekutuar urdhër arrestin ndaj Seitit i cili tashmë ndodhet me dy masa sigurie arrest me burg 20 ditë për qëllim ekstradimi dhe arrest me burg 20 për procedimin penal të nisur në shqipëri. Ndërkaq po sot zbulohen detaje zyrtare të operacionit “Rosa dei Venti”.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Katanias, oficerët italianë pasi kanë sjell edhe materialet e hetimeve italiane, kanë asistuar në arrestimin e Nazër Seitit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Katanias.
Nezar Seiti 40 vjec, është arrestuar nga Guardia di Financa e Katanias në Vlorë me akuzën se është referuesi logjistik dhe personi përgjegjës për zbarkimet e drogës në Itali në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga organizata shqiptare e kryesuar nga Moisi Habilaj, krye-trafikanti i rrjetit dhe nga bashkëpunëtorët e tij Maridian Sulaj 29 vjec e Fatmir Minaj 55 vjec, edhe këta të arrestuar në Ragusano në 14 tetor.
Me urdhër të Prokurorisë së Katanias në kuadër të procesit të hetimit “Rosa dei Venti”, nisur për 11 persona të dyshuar së ishin pjesëmarrës në organizatën kriminale italo-shqiptare dhe që merrej me trafikun ndërkombëtar të substancave narkotike dhe të armëve, oficerë hetimorë u gjendën pak ditë më parë në Tiranë.
Oficerë të policisë së katanias të asistuar edhe nga kolegët e tyre të Interpolit, nga komanda e përgjithshme e Guardia di Finanza-s dhe nga shërbimet e antidrogës kanë dorëzuar materiale në lidhje me procedimin penal të personave në fjalë, në Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare dhe morën pjesë në etapat e lidhura me arrestimin e Nazer Seitit, i cili nuk u arrestua dot në Itali.
Përsa i përket Nezar Seitit dhe të arrestuarve të tjerë të nacionalitetit shqiptar, për operacionet e kryera nga Policia në Tiranë, është ngarkuar edhe një sasi prej 4000 kg marijuanë nga Shqipëria në itali, sasi kjo e sekuestruar edhe falë shkëmbimit të informacioneve nga autoritetet përkatëse. Organizata italo-shqiptare gjatë viteve të fundit kishte mundur të transportonte në itali nga brigjet shqiptare më shumë se 3500 kg marijuanë, e cila shkonte në vlerën 20 milionë euro.

Armand Kocerri i arrestuar në komisariatin e Vlorë
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO








