EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)

VLORE- Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron të dëmeve të mëdha që janë shkaktuar tek banorët e fshatit Bunec shembja e murit të ujëmbledhësit të Hidrocentralit Sasaj të ndërtuar në pronësi të ish deputetit të PD-së Vasil Gjika.  

Me zë Report Tv sjell dhe dëshmitë e banorëve të cilët kanë pasur bizneset poshtë ujëmbledhësit që kishte 15 mijë metra kub ujë, mesditën e 16 janarit 2025 kur dhe u ça muri. .

"Katastrofë, s'prisnim të çahej depoja, shpëtuam kokën se për pak na mori përpara. Shpëtuam kokën se për një minutë mund të na kishte zënë brenda'

Duam dëmshpërblim se na është bërë gjëma! Lekët e një jetë shkuan në det"  thotë një tjetër banore.

Si pasojë e vërshimit të ujit u përmbytën 12 biznese në fshatin Bunec, kryesisht bare dhe restorante si është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Po kështu  dëme pësoi dhe rruga rruga nacionale Sarandë-Vlorë.

Një ditë pas çarjes së basenit të hidrocentralit “Sasaj” dhe dëmeve materiale në rrugë e biznese, policia e Himarës nisi hetimet ndaj administratorit të hidrocentralit, Vangjel Ngjelo. 68-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Po kështu kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në kompaninë, “Energo-Sas” në pronësi të ish deputetit të PD-së, Vasil Gjika.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Përmbytja nga HEC i Sasajt, banorët: I dhamë firmën por s'ua kemi borxh! Duam dëmshpërblim, i gjithë mundi i Greqisë shkoi kot

Janë të mëdha dëmet që janë shkaktuar nga 21 bizneseve të cilat ishin poshtë ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec të Himarës. Report Tv sjell disa nga dëshmitë. 

Karriget, depot plot, tavolinat na i kanë marrë të tëra, në përrua na i ka çuar. U sëmura kur e pashë kështu, por më tha burri që erdhën nga bashkia, po nuk e dimë a kanë regjistruar apo jo. Duam dëmshpërblim se na është bërë gjëma! I gjithë mundi dhe djersa që kam bërë në Greqi i hodha këtu. Tani ku të vete unë. Duam ndihmë. Se dhe një çikë desh më mori mua, për një sekondë shpëtova, nuk u kam borxh. U dhamë firmën bënë centralin, tani dua ndihmë të ngrihem prapë siç isha. Tubat e ujit vajëtën në det, 15 tavolina e karrige, dysheqe mi mori”,tha një banore tjetër.

 “Po të shkojmë më lart dëmet që ka edhe bërë që marin ujinkanali janë të papara. Tjetër gjë se plasi depoja, atë e gjejnë organet e tjera. Kemi punuar një jetë të tërë në Greqi i hodhëm lekët këtu, e tani lekët na shkuan në det. Ku të shkojmë tani. Të gjithë duhet të ishim ngritur, të mbrojmë njëri tjetrin, po njëri ikën andej, tjetri ikën këtej. Të vijnë të na ç’dëmtojmë. Na dridhen gjunjët, nuk na zë gjumi natën. Çdo bëhet këtu”, tha një tjetër.

“Mu duk sikur ra avioni, ku shoh jashtë kishte plas uji. Me fat që nuk u vranë njerëz. Isha në Greqi dhe erdha direkt. Më ka marrë tubin e ujit të ujësjellësit. Unë s’kam pësuar shumë dëme, por të tjerët janë katastrofë. Deri në anë të detit është bërë o Zot i Madh”, tha një banor tjetër.

Ora 11:52
'Këtu u bë liqen menjëherë'/ Dëshmia e banorëve të Bunecit të përmbytur nga HEC Sasaj: Për dy minuta u mbyt dynjaja, shpëtuam kokën se do na kishte zënë brenda

Një banor i fshatit Bunec tregon momentin kur u ça muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj  dhe 15 mijë metra kub ujë u derdhën në fshat.

Isha në momentin e parë para se të vinte uji. Isha te porta e fabrikës së vjetër dhe kur dëgjoj një zhurmë dal jashtë menjëherë për të parë ç’bëhet. Këtu u bë liqen menjëherë, për dy minuta u mbyt dynjaja. Shpëtuam kokën se për një minutë mund të na kishte zënë brenda. Kjo ishte fatkeqësi nuk e prisnim kurrë që të çahej depoja.

Ka nja 10-15 vite që është ndërtuar. 
Dëmet? Shiko si e ka bërë. E ka mbushur me zhavorr dritartet, dyert. Ka marrë 3 frigoriferët e mi, 20 tavolina e karrige e kanë ikur të tëra në det.  Nuk di çfarë ka bërë tjetër. Nuk futem dot brenda (biznesit). 

Kanë ardhur vetëm ato të bashkisë, kanë bërë vlerësimin e dëmit. Nga kompania nuk na ka ardhur njeri. Kanë ardhur nëpër të, bëjmë ndonjë muhabet por do të vejmë ti takojmë, besojmë se do të gjejmë llafin me ta. Më duket se ka ardhur prokuroria. Policia ka ardhur atë ditë, mori masat po ç'të bënte e gjeti katastrofë, thotë banori.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, pak javë pas hapjes u dëmtua nga sulmet me raketa ruse

Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, pak javë pas hapjes u dëmtua nga sulmet me raketa ruse