Ekskluzive/ Preku zemrat e shqiptarëve, 7-vjeçari nga Presheva me lot në sy edhe pas 3 ditëve: Qava se humbëm, por futbollistët e kombëtares i dua shumë (VIDEO)

Kanë kaluar tre ditë që kur ëndrra për Botëror u mbyll, por Amar Hasani vazhdon të qaj. Vogëlushi 7-vjeç ishte gjëja më e bukur e 12 tetorit, pasi lotët e tij në stadiumin ‘Air Albania’ prekën zemrat e shumë shqiptarëve.

Amari është djali i Hasanit, një familje shqiptare që jeton në Luginën e Preshevës. Prej kohësh ai i ishte lutur të atit të merrte në stadium, dhe  kjo ëndërr më në fund iu plotësua të martën e 12 tetorit kur kombëtarja humbi 0-1 kundër Polonisë.

“Përshëndetje unë jam Amar Hasani nga Presheva. Babi im është tifoz i Shqipërisë dhe i pata kërkuar të më marrë në Shqipëri. Isha shumë i lumtur kur më premtoi. U kënaqa ta shijoja ndeshjen në stadium,”-shprehet Amari.

Në intervistën për Report Tv vogëlushi tregoi arsyen përse qau dhe ëndrrën që ka kur të rritet.

“Qava sepse Shqipëria humbi, por do të fitojmë së shpejti. Kur të rritem dua të bëhem futbollist dhe të luaj për Kombëtaren,"-deklaron vogëlushi.

Pavarësisht se nuk e bënë të ndjehet mirë Amari thotë se futbollistët e kombëtares i do shumë.

“Futbollistët e Kombëtares unë i dua me zemër dhe shumë, por ne duhet të bëhemi më të fortë dhe të fitojmë fuqi,”-tha ai.

7-vjeçari që jeton në kufirin serb thotë se ka shumë dëshirë të vijë në Shqipëri dhe se vendin e ka në zemër.

“Shqipëria është vendi jonë, atdheu jonë, e dua me zemër,”-shprehet Amari.

“Ju dua shumë,”-deklaron në fund vogëlushi.

 

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bepi: 15/10/2021 15:33

    O ta hanksha zemren e vogel e te rujt zoti mor

    Përgjigju
  • F-35: 15/10/2021 12:57

    Zemer e vogel, mos u merzit! Sporti keshtu e ka. Por nje gje eshte e sigurte, Shqiperia e shqiptaret do rriten e forcohen perdite, edhe ne sport! E keshtu ti do kesh raste pafund te krenohesh e festosh! Perqfime mrekulli!

    Përgjigju
    • GOLI: 15/10/2021 13:55

      TE THENAT E F-35 JANE ME VËND... TE NA ROÇ ÇUNI...JE ßHQIPETAR ME XHAN DHE ZÈMER...TE NA ROJ MEMA SHQIPERI.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar