Report TV publikon pamjet e para nga shpërthimi që ka ndodhur në momentin kur vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Në momentin e kontaktit ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm dhe flakë e madhe.

Nga shpërthimi humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe djali i tij, Elidon i moshës 20 vjeç, ndërsa u plagosën 7 të tjerë mes tyre deputeti i PS-se, Bujar Çela. 

Vinçieri humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa djali i tij humbi jetën duke ardhur me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.