Ekskluzive/ Pas një muaji 'pushim', rikthehet OFL me 3 sekuestro emergjente

Ekskluzive/ Pas një muaji 'pushim', rikthehet OFL me 3 sekuestro emergjente

Foto ilustruese

TIRANË- Pas një muaji "pushim" për shkak të situatës COVID-19,  Report Tv mëson ekskluzivisht se Operacioni Forca e Ligjit rikthehet sot me 3 sekuestro emergjente. Gazetari Arsen Rusta raporton se OFL-ja do të vendosë sekuestro emergjente për 3 makina, pronarët e së cilave priten të mësohen në orët në vijim.

Njoftimi i fundit i OFL-së për dërgimin e kërkesave të radhës njerëzve të botës së krimit për deklarimin e pasurisë, ishte në 11 mars. Siç është raportuar më herët, pezullimi i veprimtarisë së OFL ka ardhur nga pamundësia e zbatimit të procedurave të parashikuara në aktin special normativ, sidomos të afateve nga ana e subjekteve të ligjit për deklarimin e pasurive.

Ligji special parashikon që subjekti, në rastin konkret një person i dënuar apo i dyshuar për kryerjen e një ose më shumë nga 45 vepra penale të përcaktuara, ka vetëm 48 orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të OFL për pasurinë, nga koha që i shkon formulari. Në situatën aktuale, ky afat nuk mund të zbatohet, për shkak të masave të ndërmarra kundër koronavirusit, masa të cilat kanë kufizuar jo vetëm lëvizjen e qytetarëve, por edhe veprimtarinë e institucioneve shtetërore.

Nëse OFL do të vijonte procesin e dërgimit të kërkesave për justifikimin e pasurive në këtë situatë, do të krijonte një alibi të fortë për njerëzit e botës së krimit, për t’i shpëtuar veprimit dhe zbatimit të aktit normativ.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hitler: 21/04/2020 20:38

    Normal shqiptar duhe dhe 5 vite per ne karantin

    Përgjigju
  • Giuseppe Barjamaj: 21/04/2020 18:55

    Perse jo ne shtepi kur kane njerez qe posedojne 2, 3 ose 4 shtepi mund te shkoje ne njeren nga keto e ta bej aty karantinen. Perse duhet te shkoje ne hotel si turist duke e pas shtepine afer....

    Përgjigju
  • Tarasi: 21/04/2020 16:53

    keta votuesit qe japin te drejte per karantimin ne hotele edhe jo ne shtepi e sigurte qe jane lypsa rrugesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje