Ekskluzive/ Rrëfimet e të afërmve të pacientëve te 'Shefqet Ndroqi': Mjekët u rrinë te koka, duhet ta sillja më parë në spital! Flasim çdo ditë në celular

TIRANË- Vetëvrasja e dy pacientëve në spitalin "Shefqet Ndroqi" nuk ka zbehur besimin e familjarëve për bluzat e bardha. Për ta, mjekët janë heronj dhe ngjarje të tilla nuk ua zbehin këtë "superfuqi"... Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka sjellë një panoramë të qartë të asaj që ofrohet në spitalin "Shefqet Ndroqi", pak orë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik, ku një pacient u hodh nga kati i katërt.  Përtej kangjellave të spitalit qëndrojnë familjarët, të cilët në respekt të orarit të caktuar nga spitali, sjellin ushqime apo veshmbathje, sipas kërkesave të vetë pacientit, ndërkohë, që dera kryesore është blinduar nga uniformat blu. 

1599126769_1599123868policia.jpeg

'Blindohet' spitali nga policia

Një histori nuk i ngjan tjetrës, dikush ka babanë, dikush tjetër vëllanë, por ka edhe nga ata qytetarë që kanë më shumë se 1 familjarë të shtruar në spital. I tillë është rasti i një qytetari që për mikrofonin e Report Tv rrëfen se ka katër të afërm të shtruar.

"Kam shumë të shtruar, kam 4 familjarë. Janë këtu prej 2 javësh. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, sëmundja bën të veten. Flasim me ta në celular, por jo shumë se nuk duam t'i lodhim. Nuk e dimë se kur do dalim, se kjo sëmundje agravon nga momenti në moment. Kemi kontakt me mjekët, por jo herë pas herë se ato janë në detyrë. Nuk është problem ekonomikisht, ne fusin ndonjë gjë që nuk e ka spitali se shërbimi dhe ushqimi është shumë i mirë", rrëfen ai.

Të tjerë detyrohen që të bëjnë me orë të tëra rrugë, çdo ditë, për t'iu gjendur pranë familjarëve të tyre në këto momente të vështira. Ky është një qytetar që vjen nga qyteti i Shkodrës, të cilit i ka mbetur merak se përse nuk e ka sjellë në kohë të afërmin e tij për mjekim në spital. Për këtë, ai nuk nguron që t'iu bëjë apel të gjithë atyre që e dëgjojnë, që t'i drejtohen spitaleve sapo ndonjë i afërm i tij të shfaqë simptomat e COVID-it. 

"Nga Shkodra, kam një të afërm. Prej 3 ditësh është këtu, flasim në celular me të shërbimet janë të mira, infermierja i rrin te koka. Është 44-vjeç, e kemi sjellë shumë vonë, se është dashur të sillet më herët. Kishte temperaturë, marrje fryme, e kemi sjellë pak vonë, e kemi mbajtur në shtëpi, hajt se po kalon, Kushdo që ka të sëmurë ta çojë në spital, një shërbim që bëjnë këta infermierë është i papamë, InshAllah ua çoni Zoti në familjet e tyre", tregon ai.

Është komentuar shumë fakti se përse nuk u lejohet celulari pacientëve të shtruar, por familjarët pohojnë të kundërtën. Ato tregojnë se flasin në celular me të afërmit e tyre, ku informohen për gjendjen shëndetësore. Megjithatë komunikimet janë të shkurtra, për të mos i lodhur shumë.

"Pak përpara fola me vëllanë, nuk e dimë se kur do dalë. Fola me celular, e mban telefonin", rrëfen një qytetar.

"Kam të shtruar babai, u bënë tre ditë, i kam sjellë gjëra që i duhen. Kam folur me babin në celular, në mëngjes, gjendja duket stabël", rrëfen një tjetër. 

Megjithatë, përtej deklaratave që thonë në kamer, Report Tv ka konstatuar gjatë qëndrimit në këtë spital familjarë që blejnë me shpenzime e tyre ilaçe në farmacitë aty pranë. Pyetur jashtë kamerës, ato shprehen se ato janë shprehur se "ia ka kërkuar spitali, e rëndësishme është që të shërohet pacienti".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:47
Me letrën me shkrim dore, te dera e spitalit/ Mjekja: Përveç COVID, po trajtohej edhe për shqetësim psikologjike

Me letrën e shkruar me shkrim dore, te dera e spitalit, një nga mjekët e spitali "Shefqet Ndroqi" ka lexuar deklaratën zyrtare, lidhur me vetëvrasje e 65-vjeçarit Hasan Mira. Doktoresha sqaron se Mira kishte një ditë që ishte shtruar në spital si pasojë e COVID-it, si dhe shqetësimet psikologjike.

"Në emër të stafit të spitalit tonë shprehim dhimbjen për humbjen e jetës së pacientit 65 vjeçar me inicialet H. M., i cili i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira. Ju informoj se 65 vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej prej vetëm 24 orësh në spitalin tonë me terapinë e mjekimit për simptomat e COVID-19, si dhe shqetësimet psikologjike duke u asistuar nga stafi mjekësor. 

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron të gjithë qytetarët se do të vijojë me vetëmohim e sakrifica të shërbejë për të gjithë pacientët që marrin mjekim në këtë spital, duke bërë maksimumin për shërimin e tyre ndaj një sëmundje aspak të lehtë me të cilën po ndodhemi", tha mjekja.

Ora 12:43
Studentë të mjekësisë s'i tremben COVID-it, shkojnë për praktikë te 'Shefqet Ndroqi': Jemi mjekët e së ardhmes, e kemi detyrë

I gjithë stafi mjekësor të cilët janë në frontin e parë të luftës me koronavirusin në spitalet covid përballen çdo ditë me vështirësi duke u kujdesur për pacientët.

Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se nga bisedat me familjarë të pacientëve që janë të shtruar kanë deklaruar se të afërmit e tyre marrin shërbim të mirë mjekësor.

Megjithatë koronavirusi nuk i ka trembur studentët e mjekësisë, të cilët kanë vijuar të bëjnë praktikën mësimore në këtë spital. Për kamerat e Report Tv, një prej studentëve shprehet se është detyra e tyre është për të ndihmuar në këto kushte të vështira.

Ai thotë se pavarësisht frikës nga koronavirusi, është detyra e tyre.

"Jemi studentë të mjekësisë. Ne jemi viti i katërt. Kemi ardhur këtu pasi e kemi për detyrë se do jemi mjekë të ardhmes. Normalisht që kemi frikë nga koronavirusi" - u shpreh studenti.

Ora 12:06
Me infermierin për dore dhe e buzëqeshur, qytetarja lë spitalin: Më trajtuan shkëlqyer! S'ka si momenti kur del

Me infermierin që është kujdesur për 15 ditë për ditë, zonja nga Pogradeci ka dalë nga spitali 'Shefqet Ndroqi'. E buzëqeshur, ajo rrëfen se gjatë atyre 15 ditëve ka pasur momente të vështira, por nuk krahasohen me momentin kur ia del të të triumfosh. Ndërkohë, ka dhe një apel për qytetarët, për ata "skeptikë" që nuk besojnë te bluzat e bardha.

"Jam mirë, trajtimi ishte shumë mirë, i shkëlqyer. Nga Pogradeci jam. Të vijnë në spital, të mos mendojnë se gjendja është shumë keq, është shumë mirë. Dua të falenderoj mjekët dhe infermierët. Ka momente të vështira në sptal, po është momenti i lumtur kur del", tregon zonja.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 03/09/2020 14:44

    Shume e vertete , biles aq mire kalojne sa hidhen nga dritarja per tu bere vend te tjereve qe ta perjetojne edhe ata kete ndjesi te jashtezakonshme te dhuruar nga stafi mjekesor.Realisht si gazete keni arritur nivelin e Gebelsit per propagande, turp tu vije e beni si te prekur kur sulmojne Kar.. lon .

    Përgjigju
  • Tirona: 03/09/2020 13:33

    Filloi dhe vettingu per politikanet.......Partite do te kandidojne politikane me probleme , por Ata do eleminohen shume shpejt dhe vendin e tyre do ta zejne politkane te ndershem qe do te vijne nga shoqeria civile

    Përgjigju
  • Igli: 03/09/2020 13:26

    A dhe ndonje kacidhe?

    Përgjigju
  • Ema: 03/09/2020 13:08

    Zonjes te shkuara, po sme duket si person qe ka ndenjur dy jav ne spital shum e krehur. Dhe dicka ndodh brenda kjo dihet. Nuk shprehem dot me gjat por dicka per mjeket dhe infermieret qe te mos bejn mekate se zoti vonon por nuk harron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren