Ekstradimi i Nezar Seitit, Arta
Marku verifikim procedurave 

Ekstradimi i Nezar Seitit, Arta<br />Marku verifikim procedurave <br>
Prokuroria e Pëgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, për rastin e ekstradimit në drejtim të Italisë të Nezar Seitit në vijim të hetimeve për dosjen "Habilaj". Vendimi për ekstradimin është marrë nga Gjykata e Tiranës më 23 dhjetor 2017.

I njohur ndryshe si financieri i grupit Habilaj, Seiti u ekstradua një ditë më parë përmes aeroportit të Rinasit dhe i shoqëruar nga dy agjentë të antidrogës italiane, pasi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj firmosi kërkesën e autoriteteve italiane

Ndaj Nezar Setiti ekziston një masë sigurimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në arrest me burg pasi u arrestua gjatë operacionit të policisë në Babicë të Vlorës në 19 ettor, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis, ndërsa njëkohësisht ishte i kërkuar edhe nga Prokuroria e Cattanias si pjesë e grupit të trafikut të drogës që kryesohej nga Moisi Habilaj. 

Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. 

naser seiti
naser seiti

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në vend, vështirësi në qarkullim drejt Valbonës, Thethit dhe Vermoshit

Moti i keq në vend, vështirësi në qarkullim drejt Valbonës, Thethit dhe Vermoshit