Ekstradimi në Itali, “Ben Qimja”
kërkon të njihet me dosjen e tij

Ekstradimi në Itali, “Ben Qimja”<br />kërkon të njihet me dosjen e tij
TIRANË - Arben Isufaj i njohur edhe si Ben Qimja ka kërkuar njohjen me të gjitha aktet e dërguara nga Italia për ekstradimin e tij.

Seanca për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj ishte parashikuar që të zhvillohej për sot në Gjykatën e Tiranës, por është shtyrë.

Pas kërkesës së bërë nga i pandehuri, gjykata ka vendosur që ai të njihej me aktet e drejtësisë italine që e kanë dënuar atë dhe 43 personave të tjerë të dënuar.

Për këtë arsye, trupi gjykues, ka vendosur që seanca për ekstradimin e tij të shtyhej duke i lënë Isufajt vetëm 6 ditë afat deri në datën 21 prill kur do të zhvillohet seanca e rradhës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë