Zyra Qëndrore Interpol Tirana ekstradoi sot në orën 16:30 nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë shtetasin shqiptar, Anton Permarkaj, 33 vjeç, lindur në Pukë.
Sipas njoftimit të Policisë, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes në rrethana rënduese kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".
Në fshatin Mardhniq, Anton Permarkaj, së bashku me shtetasit B.P, F.P dhe S.P, kanë vrarë shtetasit P. M., H. M. dhe plagosur rëndë shtetaset T. M. dhe A. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në Greqi, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Anton Permarkaj.
Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /atsh/