Ekzekutoi të fortin e Tiranës se i vrau vëllanë, shtyhet në 30 dhjetor pretenca për Arben Grorin

Ekzekutoi të fortin e Tiranës se i vrau vëllanë, shtyhet në 30 dhjetor pretenca për Arben Grorin

Arben Grori

Është shtyrë për në datën 30 dhjetor 2019 dhënia e pretencës ndaj Arben Grorit. Vendimi për shtyrje është dhënë nga gjykata e Tiranës, pasi avokati mbrojtës mungonte në këtë seance gjyqësore. Nga ana tjetër prokurori i çështjes Artan Lulaj, ishte përgatitur për të dhënë konkluzionet përfundimtare në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër të pandehurit Arben Grori. Pritet që në 30 dhjetor 2019, prokurori të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhënë nga drejtësia Italiane për Grorin,për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Ky dënim për Arben Grorin ishin njohur nga drejtësia shqiptare disa vite më parë, Grori arriti rihapjen e procesit gjyqësor, duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedurës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjyqtarët e Apelit Tiranë Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari në vendimin e tyre të datës 20 maj 2019 kanë shfrytëzuar pikërisht nenin 450, pika d) të Kodit të Procedurës Penale dhe vendimin e Strasburgut, duke i pranuar kërkesën Arben Grorit, për rishqyrtimin e dosjes gjyqësore që bën fjalë për vrasjen e Naim Zyberit në Itali. Ky vendim i marrë nga Hajdari dhe Malaj, ka ngjallur shpresat e Grorit për lirim nga qelia, pasi prej më shumë se 18 vite ai qëndron pas hekurave të burgjeve të sigurisë së lartë.

Vendimi i Apelit Tiranë që ka ngjallur shpresat e Grorit për liri, erdhi katër muaj pasi shoku i tij Gert Gjinarari në 14 shkurt 2019, është liruar me kusht nga gjykata e Korçës dhe pas një vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, sërisht Gjinarari u shpall në kërkim. Vendimi për Grorin praktikisht do të thotë lirimin e tij nga qelia. Pasi në rast se gjykata e Tiranës pranon të dënojë Grorin me 25 vite burgim dhe jo me burgim të përjetshëm si ka vendosur drejtësia Italiane,atëherë ai lirohet menjëherë, pasi këtë dënim tashmë e ka kryer. Grori është vëllai i të ndjerit Artur Grori, pronarit të kompleksit “Artur” në Mullet të Tiranës, i vrarë disa vite më parë nga Naim Zyberi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mickey Rourke: 25/12/2019 16:17

    Ky duket qe eshte rob zoti.lirim sa me te shpejt se po beni padrejtesi

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/12/2019 14:47

    Shtet bajge i lirojne dhe pastaj urdherojne ti arestojne pastaj perseri i lirojne dhe perseri i kerkojne për ti arestuar.

    Përgjigju
  • B tirona: 25/12/2019 11:48

    Lirim te shpejt ktij robit zotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar