Elena Kocaqi në ‘Frontline’: Refuzoj koalicionin me Sali Berishën dhe Adriatik Lapajn

Elena Kocaqi, kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare e ftuar në Report Tv thotë se nuk do të futej në listat e Sali Berishës apo partisë së Adriatik Lapajt për zgjedhjet parlamentare 2025.

Në emisionin ‘Frontline; me gazetaren Marsela Karapanço, Kocaqi nënvizoi se partia e saj, e krijuar vetëm pak muaj më parë, synon të konsolidohet si një subjekt i pavarur dhe të ofrojë një alternativë të re politike në tregun aktual.

Kocaqi theksoi se, ndonëse mund të shqyrtohen marrëveshje publike për aleanca pas janarit, aktualisht nuk ekziston asnjë bashkëpunim. Duke iu referuar sistemit zgjedhor që nuk lejojnë koalicione parazgjedhore, ajo u shpreh se kjo situatë e bën më të vështirë bashkimin mes partive të vogla.

Ne kemi shumë parti që duan të kenë marrëveshje, të paktën partitë e vogla. Ne jemi parti që jemi krijuar prej 2-3 muajsh dhe kemi kërkuar që të konsolidojmë vetveten. Nëse do flasim për aleanca, kjo do jetë me një marrëveshje publike, ndoshta nga janari e tutje. Diskutime paraprake ka. Ne jemi parti që kemi dale, se kemi ndjerë që në tregun politik mungon një ofertë politike.

Në listat e Berishës do futeshe? Jo më vjen keq nuk futem. Unë jam parti më vete, futen se nuk lejohet koalicioni parazgjedhor. Unë nuk futem tek asnjë listë, se kam partinë time. Nuk futem pa marrëveshje. S’kemi asnjë marrëveshje. Partia e Lapajt është parti më vete, partia jonë ka identitet tjetër. Flitet shumë për bashkimin, është shumë e vështirë. Me një koalicion dhe listë të hapur ishte më e lehtë, këta e kanë bërë qëllimisht këtë gjë që nuk lejojnë koalicione.

Sa i takon Berishës, Kocaqi thekson se po bën luftë për të mbajtur rolin e kryetarit të opozitës.

Berisha po bën luftë për të mbajtur rolin e kryetarit të opozitës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bila: 13/12/2024 06:56

    BRAVO ELENA....

    Përgjigju
    • Drini: 13/12/2024 09:35

      Sa mire te gjithe po e identifikojne tik llapen me saliun

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër