Dorëhiqet drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Burime për Report Tv konfirmojnë se Alushi e ka dorëzuar dorëheqjen me postë dhe në vijim pritet të ketë konfirmim për pranim ose jo nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Alushi u emërua në krye të Policisë së Tiranës në nëntor 2024, pas garës për herë të parë sipas ligjit të policisë, dhe qëndroi në detyrë për rreth 1 vit e gjysmë. Alushi ka qenë një prej njerëzve më të besuar të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i larguar me dorëheqje në fillim të muajit mars.
I zgjedhur me garë në mesin e shumë kandidatëve të tjerë në nëntor 2024, emri i Elton Alushit ishte surprizë si drejtues i qarkut më të rëndësishëm në vend.
Që me ardhjen në krye të bluve të Skënder Hitës u pa një distancë midis tyre, pasi në të njëjtën ditë që Policia e Shtetit në qendër goditi në Lezhë një ambient me lojëra fati, që solli largimin e drejtorit Islor Islami, një goditje e ngjashme u bë edhe në Tiranë.
Megjithatë, nëse Lezha pati dorëheqje, Elton Alushi nuk e dha në atë kohë, veprim i cili u zyrtarizua vetëm këtë të hënë.
Elton Alushi në Drejtorinë Policore të Tiranës ishte për herë të parë drejtues qarku. Më herët ka mbajtur detyra në nivel zv/drejtor qarku, shef sektori dhe shef komisariati.
Ndërkohë dorëhqjen nga detyra e ka dorëzuar dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Tiranën, Franci Ndoja.
Franci Ndoja, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Tiranën ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Komente










Llumi në policinë e shtetit do ti duhet kohë të pastrohet dhe kjo kushtëzohet me kohëne goditjes së Meduzës Shqiptare. Keto që shohim e dëgjojmë janë filma multiplicative për fëmijët bebe.....
Përgjigju