Emri i partisë së re? Basha prezanton ndryshimet në logon e PD-së: Demokratët Euroatlantike

Emri i partisë së re? Basha prezanton ndryshimet në logon e PD-së: Demokratët Euroatlantike

Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në Gjykatën e Lartë, Lulzim Basha ka prezantuar shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike.

Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi i PD në 1 qershor, siglës së Partisë Demokratike i është shtuar edhe ‘Demokratët Euroatlantikë’. Duke qenë se paralajmëroi parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, ‘Demokratët Euroatlantikë’ mund të jetë edhe emri i partisë së re.

'DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar. Duke mbajtur të qartë edhe një nga dallimet parimore që ishin në qendër të përplasjeve të brendshme që nisën pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD.

Qëndrim që ka qenë koherent në këto 3 vite, i cili u nënvizua edhe ditën e sotme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ku u shpreh se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar në lidhje me personat e përcaktuar si “non grata”. Në po të njëjtin mesazh, Ambasada e SHBA deklaroi se të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.’- njofton Basha.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Auron Tare: Kur paratë harxhohen vec për gomerët

Auron Tare: Kur paratë harxhohen vec për gomerët