Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të ndryshimeve që zyrtarizojnë emrin e ri të vendit. Basha përshendet votimin dhe thotë se është një hap historik për konsolidimin e rajonit. “Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.  Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike.”-shkruan Basha në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend/ Nga sot Maqedonia do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”