Mekanizmi i përdorur nga vrasësit e ekzekutimit të trefishtë dje në Fushë-Krujë është i njëjti me atë të përdorur në vrasjen e Erigers Mihasit 13 nëntorin e vitit të kaluar në zonën e Astirit në Tiranë. Dhe kjo sipas ekspertit kriminalistik Artan Rexhepi tregon se ka një mundësi të madhe që vrasjet të jenë kryer nga e njëjta dorë.
I ftuar në ‘Sot live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu, Rexhepi tha se krahët e një grupi kriminal po eliminohen, duke nënkuptuar se Ervis Martinaj është nën sulm!
“Mekanizmi i realizimit të këtij atentati është shumë i ngjashëm me mekanizmin e eliminimit të Erigers Mihasit në zonën e Astirit para pak kohësh. Është i njëjti mekanizëm, disa gryka zjarri që gjuajnë njëherësh në lëvizje. Një lloj atentati i tillë kërkon shumë profesionalizëm. Mua më vjen të mendoj se si mekanizëm mund të jetë e njëjta dorë. Flasim për njerëz profesionistë. Fakti i gjetjes së gëzhojave nga gazetarët nuk më duket fare normale. Duhen marrë të gjitha. Njëri prej tyre mund të ketë gjurmën e gishtërinjve kur është mbushur. Duhet të ishin përdorur dronët. Droni kërkon një profesionist. Policia nuk ka dinamikën e duhur, nuk e ndjek dot krimin. Nuk dua të bëhem gazetar investigativ. Kuptohet se një klani po i dëmtohen krahët, po i goditen mburojat. Shteti nuk mund të bëjë spektatorin këtu. Më shumë se të merret me xhamat e errëta, të merret me botën e krimit”, tha ndër të tjera Rexhepi.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policit Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
Por edhe pse dështuan të eliminonin armikun e tyre kryesor, duket se rivalët e Ervis Martinajt po ia eliminojnë miqtë e tij një nga një. Dje u vra Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, i njohur më parë për precedentët penalë. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021. Por Martinajt i janë eliminuar edhe shumë miq të tjerë si Erigers Mihasi.
Erigers Mihasi
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor 2024, 14:02
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor 2024, 13:13
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor 2024, 12:16
-
"Po e bëj për Zenin!"- Mesazhe në Sky mes Vis Martinajt dhe Erigers Mihasit për Gaz Bardhin: 'Jepi 100 mijë euro për fushatën!' Bardhi: Shantazh!
30 Shtator 2024, 12:17
-
15 emra për kreun e ri të policisë/ Lita: Ende nuk dimë pse u largua Rrumbullaku dhe Balla! Doçi: Disa prej tyre nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës
19 Shtator 2024, 21:40
-
Droni në burgun e Peqinit/ Eksperti: Është histori e vjetër! Duhen marrë masa, gardianët e burgjeve trajtohen në mënyrë mizerabël
17 Shtator 2024, 18:27
-
Plagosja për tradhti tek Komuna e Parisit/ Gazetari: E qëlloi në pjesët intime! Avokatja: Krime që vijnë nga krenaria boshe
3 Shtator 2024, 21:51
gjera me vlere tha eksperti, krimi eshte pa ngjyre e duhet partite te gjejn konsensus ne trajtimin e tij dhe qe ndaj krahut qe po fiton duket shteti e ka mbyll nje sy e i ka len dore te lire. Apo kto dy grupe jan mbi shtet e kte 23 vjecarin qe shkoj s e kapte kush dhe pse kishte vrare dy police.
Përgjigju