'Është shumë ndryshe aty', ja cili banor u eliminua nga Big Brother VIP

'Është shumë ndryshe aty', ja cili banor u eliminua nga Big Brother VIP

Ervin Gonxhe u eliminua nga gara për çmimin e madh të “Big Brother VIP 3”. Në televotim me Fationin, Gabrielen dhe Vesa, Ervini rezultoi banori më i votuar për të lënë shtëpinë.

“Jam i lumtur që do të iki, do të shkoj në shtëpi se më ka marrë malli për djalin”, tha ai teksa u përshëndet me konkurrentët e tjerë.

Pas largimit të artistit, Romeo u përlot. Eliminimi i tij mërziti jo pak Bardhin dhe Meritonin.

Pas daljes ai komentoi edhe qëndrimin brenda në shtëpi.

“Nuk po rrija dot më, nuk e përballoja. Është shumë ndryshe aty brenda. Edhe sot u thashë banorëve që do të dilja. Kam kaluar shumë mirë me të gjithë, jam munduar të jap më të mirën time. E vetmja gjë që më ka ngelur është me kë do falen çunat. Krijuam një vëllazëri shumë të mirë. brenda kishim një dashuri për dy arsye. Për hir të Zotit dhe sepse e duam njëri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh ai.

Duke folur për eksperiencën e tij në shtëpi, ish-konkurrenti tha se ishte një garë që nuk e përballonte dot.

“Kam kaluar mirë me të gjithë banorët. Por, aty zgjoheshe në mëngjes, gjeje dikë duke u kapur, pas 10 minutash përqafoheshin, nuk e përballoja dot. Ata nuk donin që unë të dilja, por e kisha një parandjenjë”, tha artisti.

Ervin Gonxhe

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia