Publikohet lista e lojtarëve për EURO 2020! Reja fton për herë të parë Kamberin, rikthehen tre lojtarë

TIRANË- Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e radhës së Shqipërisë, që do të përballet me Andorrës më 14 nëntor dhe Francës më 17 nëntor. Risia e teknikut italian është Florian Kamberi, futbollisti i Hibernian në sulm, e ndërsa për këto ndeshje të vlefshme për EURO 2020 janë rikthyer Myrto Uzuni dhe Taulant Xhaka.

Në konferencën për shtyp, Reja është ndalur të flasë edhe për emocionet, si trajneri i parë që do të luaj në "Arena Kombëtare".

"Jam shumë i lumtur që unë do jem trajneri i parë për ndeshjen inauguruese të stadiumit. Një stadium si "Arena Kombëtare"ndikon edhe te rezultati. De Biazi dhe Panucci do jenë xheloz për mua në lidhje me stadiumin. Kërkoj nga tifozët shqiptarë të na mbështesin me Andorën. Pa tifoza nuk ka futboll, kërkoj prezencën tuaj. Nëse fitonim ndaj Turqisë, mund të vinim gjithçka në diskutim", tha Reja.

Në portë do të jenë: Berisha, Hoxha dhe Strakosha

Mbrojtës: Djimsiti, Hysaj, Ismaili, Trashi, Veseli, Mihaj, Dermaku, Memolla

Mesfushorë: Selahi, Xhaka, Bare, Ndoj, Memushaj

Mesfushorë: Gjasula, Qose, Ramadani, Lenjani

Sulmues: Balaj, Uzuni, Kamberi, Roshi, Manaj, Seferi

Lista e lojtarëve

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'