"Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të lëndëve narkotike kanabisit drejt Europës". Është kjo ajo çka citohet në raportin 2017 të Europol.
Organizata evropiane për luftën kundër krimit dhe trafikut të organizuar jep të dhëna për situatën e drogës në kontinent.
Raporti i Europol tregon rrugët kryesore që përdorin trafikantët e kanabisit; atë me mjete lundruese – skafe, gomone, peshkarexha, anije, kamionë avionë të vegjël.
Në njërën hartë të raportit tregohet sesi Shqipëria është një vend ku prodhohet droga, e cila më tej shpërndahet për në Itali dhe vende të tjera europiane.
Kurse në një tjetër hartë, dëshmohet sesi Shqipëria është jo vetëm vend prodhues i lëndëve narkotike, por edhe vend tranzit.
“Kanabisi mbetet një nga drogat më të përdoruar në Europë. Vitet e fundit konsumimi i tij është rritur cka ka sjellë edhe rritje të prodhimit’ thuhet në raportin nje pjesë e të cilit i referohet trafikut të lëndëve narkotike duke e cilësuar si sfidën më të madhe me të cilën përballen autoritetet e zbatimit të ligjit në mbarë botën duke përfshirë edhe BE.
/Shqiptarja.com