Eurostat: Shqipëria është destinacioni i parë i grekëve për pushime

Eurostat: Shqipëria është destinacioni i parë i grekëve për pushime

Spanja është shteti i preferuar për të kaluar pushimet për shumë vende europiane. Me kulturën e saj, arkitekturën, ushqimin, plazhet etj., Spanja është zgjedhja e parë për italianët, gjermanët, francezët, danezët, suedezët, norvegjezët etj. Vetë spanjollët preferojnë më shumë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani e Francë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin “A është vendi juaj popullor për turistët ”dhe i referohen vitit 2017.

Greqia është shteti i vetëm në Europë, që si zgjedhjen e parë të turizmit ka Shqipërinë. Sipas Eurostat, Shqipëria rezulton top destinacioni i Greqisë me 2.1% të netëve të shpenzuara, e ndjekur nga Gjermania me 1% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1%.

Kjo lidhet dhe me faktin që në Greqi jetojnë rreth 40% e emigrantëve shqiptarë, të cilët janë të pajisur me pasaporta greke. Grekët, që vijnë me pushime në Shqipëri shpenzojnë shumë pak, rreth 27 euro në ditë (një tregues indirekt që ata nuk rrinë nëpër hotele, por kryesisht tek të afërmit), dhe rrinë për 11 net.

Vetë Greqinë e vizitojnë më shumë turistët gjermanë, të cilët shpenzojnë 153 euro në ditë dhe rrinë për rreth 9.8 ditë, të ndjekur nga britanikët, që shpenzojnë 71 euro në ditë.

Italia është e preferuara e parë e austriakëve, rumunëve, sllovenëve. Vetë italianët shkojnë më shumë në Spanjë, ku shpenzojnë 120 euro në ditë dhe destinacioni dytë është Kroacia me 90 euro në ditë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, ku një italian shpenzon mesatarisht po rreth 90 euro në ditë.

Polakët, të cilët vitet e fundit po vijnë dhe në Shqipëri, si destinacion kryesor të pushimeve kanë Gjermaninë, ku shpenzojnë 34 euro në natë, më pas është Mbretëria e Bashkuar, me 33 euro në natë dhe e treta, Italia, me 65 euro në natë. Polakët janë në fakt një nga popujt më dorështrënguar, me shpenzime ditore të turistëve prej vetëm 27 euro, nga 59 euro që harxhojnë francezët, 77 euro që prishin gjermanët për pushime, 72 euro britanikët, 49 euro spanjollët, 63 euro italianët, etj.

Çekët, të cilët kanë filluar të preferojë Shqipërinë, kanë si destinacion të parë Kroacinë, më pas Slloveninë dhe zgjedhja e tretë është Italia. Çekët janë më dorështrënguar se polakët, me shpenzime ditore prej 21 eurosh, sipas Eurostat.

Bullgarët shkojnë në Greqi, kroatët dhe hungarezët kanë zgjedhje të parë Gjermaninë.

Norvegjezët, të cilët dy vitet e fundit po vijnë dhe në Shqipëri, kanë si destinacion të parë Spanjën, të ndjekur nga Suedia dhe Greqia. Norvegjezët janë ndër më dorëlëshuarit e Europës, me shpenzime ditore prej 123 eurosh në ditë.

Nuk mbeten pas as suedezët, me shpenzime mesatare ditore prej 125 eurosh. Tre destinacionet e tyre të preferuara janë Spanja, Tajlanda dhe SHBA. Edhe danezët shpenzojnë 136 euro në ditë për pushime e udhëtime, teksa preferojnë Spanjën, Suedinë, Italinë./ Monitor

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/07/2019 10:33

    Nuk kanë asnjë punë në Shqipërinë tonë këta pisa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren