Falja e borxhit të ARMO-s, Niko Lera në 'Report Tv': Nuk është shlyer, thjesht u bë transferimi i tij

TIRANË- I ftuar në “Report Tv”, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera ka folur mbi buxhetin faktik, borxhin e ARMO-s dhe për mbylljen e basteve sportive.

Pyetjes se përse u fal boxhi i ARMO-s, Lera u shpreh se asnjë borxh nuk është falur dhe se kalimi i tij nga Tatimet tek Doganat ishte thjesht çështje procedure.

Problemi që ngriti KLSH ishte një detyrim akcize që sipas gjykimit të tyre nuk figuron i regjistruar si bosh. ARMO nuk ekziston më, nuk ke nga kush ta marrësh borxhin. Meqënëse ishim në një proces faljeje, kjo gjë u trasferua nga Tatimet tek Doganat. Thjesht për arsye teknike por ai borxh nuk është i shlyer, ai do të jetë aty gjithë jetën.

Niko Lera, drejtori i Politikave Fiskale

Më tej, ai ka folur edhe mbi pritshmëritë e buxhetit, duke u shprehur se prishmëritë janë që viti 2018 të mbyllet me një borxh publik 65.5%.

Ashtu sikurse kemi ulur dhe vazhdojmë të ulim borxhin publik. Shpresojmë që vitin 2018 ta mbyllim me borxh 65.5%. Jemi në një proces të shëndetshëm. Synojmë që borxhin publik ta çojmë në 59% në fund të 2021.

Niko Lera, drejtori i Politikave Fiskale

 

INTERVISTA E PLOTË:

Pse është i rëndësishëm buxheti faktik?

Është procedurë që e kërkon ligji. Sot u mor në shqyrtim buxheti i vitit 2017. Pati  një diskutim konstruktiv. Ministri i Financave rreshtoi risitë dhe problemet. Ajo që theksoi ministri dhe që është themelore, është që ekonomia e vendit tonë po rritet. Ashtu sikurse kemi ulur dhe vazhdojmë të ulim borxhin publik. Shpresojmë që vitin 2018 ta mbyllim me borxh 65.5%. Jemi në një proces të shëndetshëm. Detyra primare është rritja e mëtejshme e të ardhurave. Do të jemi në gjende që të ngushtojmë deficitin. Synojmë që borxhin publik ta çojmë në 59% në fund të 2021.

Çfarë po tregojnë këto shifra për cilësinë e jetesës së shqiptarëve?

Ekonomia është rritur me 4 %. Natyrisht që kjo rritje ekonomike të ndjehet duhet që të lëvizim me ritme më të shpejta. Do ta ndjejnë investimet, kompanitë, biznesi.  Është ulur barra fiskale. Ne si shtet japim 25 milionë dollarë subvencione në vit. Kemi 10000-20000 fermerë që përfitojnë nga kjo gjë. Është ulur tatimi me 2/3 për 11 mijë biznese. Pra politika fiskale ka përfitues konkertë.

Gjatë komisionit, përfaqsuesja e KLSH u shpreh se nuk janë reflektuar një sërë faljesh, një ndër to edhe ARMO?  

Në vitin 2016 qeveria lacoi ligjin e faljeve. Problemi që ngriti KLSH ishte një detyrim akcize që sipas gjykimit të tyre nuk figuron i regjistruar si bosh. ARMO nuk ekziston më, nuk ke nga kush ta marrësh borxhin. Meqënëse ishim në një proces faljeje, kjo gjë u trasferua nga Tatimet tek Doganat. Thjesht për arsye teknike por ai borxh nuk është i shlyer, ai do të jetë aty gjithë jetën.

Sa i aksesueshëm është sistemi i informacionit?

Kontabiliteti nuk mund të jetë pasqyrë që ta shohë që ta shohë çdo kush. Ministria e Financave ka në ëebsitin e saj pafund pasqyra dhe çdo detaj tjetër që do për buxhetin e shtetit. Por nuk mundet që publiku të shohë direkt bonot e thesarit por shikon shpenzimet, të ardhurat apo edhe borxhin.

Mbyllja e basteve sportive, si e shihni ju këtë vendim?

Është marrë tashmë, është hartuar projektligji. Prandaj unë nuk kam çfarë të komentoj. Përderisa u arrit të merret një iniciative e tillë, qeveria ka të drejtë të zgjedhë prioritet që do lidhur edhe me kushtet aktuale. Shoqëria civile e mbështet një masë të tillë.

Po sa i përket deklaratës tuaj që “Bastet mund të kthehen në monopol”?

Është keqinterpretuar. Jemi përballë një vendimi politik. Ne donin thjesht ta legalizonim. Por vendimmarrësit nuk e shihnin vetëm nga të ardhurat por e shohin në një më të re. Unë kam dhënë këshilla, ka vende që mund t’i organizojë një ndërmarrje me kapital 100% shtetëror. Pra këto janë të gjitha opsione që jemi në shqyrtim e sipër. Se cila do të merret mbetet në dorë të vendimmarrësve…

Ka shumë dyshime mbi mbylljen e basteve sportive, si do të funksionojnë?

Në projektligj shkruhet: Mbyllet kategoria baste sportive. Është e qartë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)