Fati i Ervis Martinajt, ministri: Policia e ka në vëmendje çdo ditë, s’ka shkop magjik të zbardh çështjet kaq shpejt

Një çështje që do duhet një shkop magjik për tu zgjidhur shpejt e ka cilësuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Ministri u shpreh se ka një punë të përditshme të policisë së shtetit lidhur me këtë çështje.

“Pa diskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është krijuar për fatin e Ervis Martinaj. Policia po bën punën por edhe ka komunikuar më publikun për këtë gjë. Duhet të kemi parasysh që policia e shteti vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për deklarimin e fakteve të caktuara. Nga polica e shtetit do merrni përgjigje përfundimtare vetëm kur të ketë një provë të fortë. Pastaj, pjesa e thashethemeve, fjalëve, llafeve apo skenarëve është i lirë çdokush t’i bëjë. S’ka shkop magjik të zbardhë çështjet në kohë kaq të shpejtë e sidomos për një person me precedent penal kaq të komplikuar. Kjo ndodh edhe nëpër botë, ka ende persona që shtete të ndryshme pavarësisht strukturave nuk kanë mundur dot t’i gjejnë. Policia e shtetit ka një vëmendje të posaçme dhe merret çdo ditë me zbardhjen e kësaj historie.”- tha Çuçi.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarëpor nuk ka asnjë përgjigje nëse Martinaj është gjallë apo jo, por këto kontrolle mund të jenë një shenjë se grupi hetimor nuk ende asnjë provë për vdekjen e tij.


Lajmi kryesor:

‘2022-shi’ dhe projektet e këtij viti, Çuçi: Investime 7.6 herë më shumë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike! Vetting për zyrtarët? Manja: Ka mekanizma për ta


G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar' Beleri i Pashpaguar, (Pjesa II) Sot ora 22:00 në Crime Story

'Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar' Beleri i Pashpaguar, (Pjesa II) Sot ora 22:00 në Crime Story