Sot u hap per makinat Tuneli i Llogarasë, 5.9 km i gjatë. Kushton 140 milionë euro dhe përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.
Ky tunel përfaqëson tunelin më të gjatë rrugor në vend. Ai lidh Vlorën, kryeqendrën e Jugut të Shqipërisë, me Rivierën Shqiptare, e cila përfaqëson një perlë të natyrës, me bukuri të pashoqe dhe plazhe të shumtë e të virgjër përgjatë bregdetit.
Tabela 2. Tuneli më i gjatë i Ballkanit, Tuneli i Llogarasë
- Kosto 140 mln euro
- Gjatësia 6 km
- Një tunel kryesor, një ndihmës
- Çdo 500 m, një dalje në tunelin ndihmës
Tuneli shmang kalimin në Qafën e Llogarasë, 1027 metra mbi nivelin e detit, duke eliminuar kështu rreth 600 metra lartësi, si dhe kalimet e ngushta, me shumë kthesa dhe tejet të pjerrëta të rrugës aktuale të Qafës së Llogarasë.
Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, ka qenë një proces i gjatë, por i mirëstudiuar, me dy gara ndërkombëtare. Fillimisht ka qenë gara ndërkombëtare e studimit dhe e projektimit të detajuar. Më pas, ka ardhur faza e ndërtimit të këtij tuneli, i cili ka zgjatur tre vjet. Ka patur sfida jo të vogla, përsa i përket gjeologjisë së mjedisit shkëmbor ku është punuar.
Duke qenë një tunel i një gjatësie të madhe (long range), sipas kritereve të ndërtimit në vendet e Bashkimit Evropian, ai ka dalje çdo 500 metra, që e lidhin me tunelin ndihmës.
Tunel ndihmës shërben po ashtu dhe në rastet kur, po të ketë flukse të shtuara, gjatë viteve në vazhdim, për të aksesuar Rivierën, apo për t’u kthyer në Vlorë, atëhere edhe ky tunel kthehet në një tunel të shfrytëzueshëm. Praktikisht do të kemi dy tunele nga kalojnë automjetet njëkohësisht.
Me tunelin, 30 përqind më shumë vizitorë në Rivierë
Kjo Rivierë vjet ka pritur mbi 5.8 milionë vizitorë vendas dhe të huaj. Për këtë vit, operatorët turistikë mendojnë se Riviera Shqiptare, edhe për shkak të lehtësimin të aksesit përmes Tunelit të Llogarasë, do të presë të paktën 30 përqind më shumë vizitorë.
Aksesi më i shpejtë në Rivierë përmes tunelit, do t’i japë një impuls të ri turizmit, sidomos atij në periudhën e verës, duke e shtuar, në tërësi, me qindra milionë euro vlerën e dhjetra mijëra ndërtimeve, apartamenteve, dyqaneve dhe hoteleve, nga Palasa nga ku del tuneli, e deri në Ksamil, në jug të Sarandës.
Tabela 2. Tuneli i Llogarasë, përfitime
- Shkurton rrugën 11 km
- Shkurton kohën 35 min
- Rrit vlerën e banesave në zonat pas tunelit 50-70 euro/m
- 48 mijë ndërtime nga Palasa në Ksamil me vlerë të rritur, në total 280 mln euro
- Vëllimi i turizmit në Rivierë pritet të rritet 30 përqind këtë vit, për shkak të tunelit
![1720190786_2tuneliillogaraes.JPG](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1720190786_2tuneliillogaraes.JPG)
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
44.9%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet Tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama në ceremoni batuta me qytetarët: Na shkoi jeta ne xhelozë, le të bëhen të tjerët! Dola jashtë parashikimit
5 Korrik, 15:53
-
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë! I pranishëm Rama: Vepër historike (VIDEO)
5 Korrik, 08:14
-
Shuhet zjarri në Llogara të Vlorës, drejtori i Zjarrfikëses: I qëllimshëm! Peleshi: Piromanët do përballen me ligjin
5 Korrik, 07:55
-
Shkrumbohet lokali në Radhimë të Vlorës, digjen dhe shezllohet, shikoni dëmet (FOTO)
5 Korrik, 07:44
-
Shuhet zjarri në Dhërmi, vijon në Llogara! Helikopteri Cougar në ndihmë të zjarrfikësve! Policia: Shkaku, një shkëndijë elektrike (VIDEO)
4 Korrik, 19:15
-
Rama shkon në Vlorë, nesër hapet tuneli i Llogarasë
4 Korrik, 19:09
-
Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i komunikohet tjetër masë sigurie! I dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës në shkelje të ligjit
4 Korrik, 15:01
-
Me dy armë pa leje dhe kanabis në banesë, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
4 Korrik, 13:02
-
Pësuan arrest kardiak në det, vdesin 2 persona
4 Korrik, 11:14
-
Qendra e vizitorëve për Butrintin, arkitekti suedez: Projekti japonez rrezikon të dëmtojë peizazhin historik të zonës arkeologjike, pasuri botërore e UNESCO
4 Korrik, 08:41
-
Fatos Çoçoli: Thumanë-Kashar, 30 milionë euro kursim për qytetarët
3 Korrik, 22:38
-
‘National Geographic’: Pesë arsyet pse Shqipëria duhet të jetë arratisja juaj mesdhetare e radhës
3 Korrik, 16:06