Femrat bëjnë veprime më të pakontrolluara 
​se meshkujt nën efektin e alkoolit

Konsumimi i alkoolit nga studentët ose nxënësit është kthyer në një problem serioz dhe objekt studimi për shkencëtarët.

Sipas tyre të rinjtë konsumojnë më shumë alkool nën shoqërinë dhe presionin e grupit të tyre shoqëror.

Për fat të keq, për të nxitur të rinjtë që të konsumojnë alkool reklamat e afishojnë këtë veprim si pozitiv dhe normal.

Nga ana tjetër kompanitë vënë në dizpocion pije alkoolike me çmime të ulëta dhe qesharake.

alkooli

Pasojat e alkoolit tek të rinjtë më pas janë shëndetësore, pasi në fillim ata nuk e përballojnë dot duke reaguar me të vjella dhe humbje të kontrollit.

Sipas reultateve të kërkimeve shkencore në grupet shoqërore me të dyja gjinitë, meshkujt konsumojnë dy ose më shumë shishe më tepër pasi përfshihen më shumë në lojërat argëtuese.

Femrat edhe pse konsumojnë më pak bëjnë veprime të pakontrolluara dhe të turpshme.

Ndërsa sa i përket raportit të dëmtimit në tru, meshkujt janë më të ekspozuar për t’u goditur nga humbja e kujtesës, ndërsa femrat më pak.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq