Festim Isufi është stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.
Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror.
Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo t përditshsme.
Sfilata u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.
Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.