Mos marrja e pagave prej tre muajve ka nxjerrë në proteste 150 punonjës te Rafinerise se naftës në Fier.
Punonjësit kanë protestuar në hyrje të uzinës. Ku përveç mungesës së rrogave, naftëtarët kërkojnë edhe pagesën e sigurimeve shoqërore, të cilat sipas tyre kanë 18 muaj që nuk paguhen.
"Është muaji i katërt. Na gënjejnë, do t'i merrni sot do t'i merrni nesër. Na thanë që do t'i marrim në 28, 29,30. Sot është data 9 janar dhe nuk ka i kanë dhënë akoma pagat. Jemi krehur në borxh. Ne do të vazhdojmë protestën. Do s'do do fillojmë dhe grevë urie. Do ta ndjekim deri në fund", u shpreh një punonjës.
"Ka një vit e gjysmë që nuk na kanë paguar sigurimet shoqërore", u shpreh një tjetër.
Një pjesë e punëtorëve kanë rreth 30 vite që punojnë në këtë uzinë. Gjithashtu, punëtorët e rafinerisë së naftës në Fier shprehen se askush nuk iu ka dhënë një tezë zgjidhjeje të problemit.
Rafineria e naftës në Fier prodhon për eksport bitum dhe solar ndërkohë që i gjithë prodhimi shitet, askush nuk ju jep pagat punëtorëve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO