Fier - Polici e Fierit i ka vënë prangat 17 vjeçarit të dyshuarit si autor të plagojses me thikë të shokut të klasës brenda në ambientet e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha", në Cakran të Fierit, ditën e djeshme. Në një njoftim për median policia thotë se ndaj tij është ngritur akuza "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë.
Në një intervistë për Repert Tv gjyshja e tij tregon se adoleshenti vuan nga probleme të shëndetit mendor. Madje kishte pirë dhe ilaçe por se më pas i kishte ndërprerë.
Nëna tregon cfarë dinte për ngjarjen e djeshme.
Dje e kishin thirrur dhe i kishin thënë hajde të shikojmë telefonin. 6 vetë ata, një ky. Ia kishin marrë telefonin. Ai djali që u qëllua e kishte qëlluar me shkelm.
Thotë se po bënin plan ta çonin në Greqi për tu mjekuar.
Ai ka qenë i sëmurë. E trembte e ëma. I thoshte të hëngërt kukuvajka. Ai trembej në gjumë. Ishe sëmurë prej moshës 5-6 vjeç. U pre frika kur piu kokrrat u stabilizua, por një shok shkolle i tha të mos i pinte. Nuk dëgjonte të atin që t’i pinte më. Do e vizitonim në Greqi, por nusja nuk e aprovoi.
Ndërkohë burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore e Fierit bënë me dije se 17 vjeçari B.D i cili tashmë është i arrestuar nuk ka paraqitur asnjë dokument zyrtar mjekësor në shkollë që është me probleme të shëndetit mendor.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv 17 vjeçari që u plagos nga nipi i gjyshes duke treguar ngjarjen tha se kishte shpëtuar falë ndërhyrjes së mësueses.
17-vjeçari H.Xh mbeti i plagosur ditën e djeshme (13 dhjetor 2024) në ambientet e brendshme të shkollës së mesme 'Mustafa Hoxha' në Cakran. Konflikti mes dy adoleshentëve thuhet se kishte nisur mbrëmjen e 12 dhjetorit në Snapchat për shkak të disa fotove të cilat i plagosuri pretendonte se i kishe në telefon autori. Më pas u zhvendos në ambientet e brendshme të gjimnazit të Cakranit në Fier, ku 17-vjeçari plagosi me biçak shokun e tij të shkollës.
Policia e Fierit arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 17 vjeçarit brenda në ambientet e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha", Cakran, ditën e djeshme. Në një njoftim për median policia thotë se ndaj tij është ngritur akuza "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha", Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, H. Xh., 17 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë.
Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.
Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.