Fier/ Prokuroria kërkon 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun Zeqaj


- Baftjar Zeqaj akuzohet për shpërdorim detyre -
Kryetari i Bashkise se Fierit, Baftjar Zeqo
TIRANË, 4 maj/ATSH/.- Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burg për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj dhe 7 punonjës të tjerë, të gjithë anëtarë të Komisionit të Strehimit, të akuzuar për "shpërdorim detyre".
Hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 shtetas, të cilët kanë aplikuar pranë Bashkisë Fier për t'u trajtuar me banesa sociale si të pastrehë. Kallzimet, pavarësisht specifikave të tyre, që lidhen me faktin se përse duhet të ishin trajtuar si të pastrehë, në përgjithësi trajtojnë të njëjtat problematika dhe shkelje të proçedurave ligjore nga ana e Komisionit të Strehimit, të ngritur për përzgjedhjen e aplikuesve si të pastrehë.
Nga materiali kallzues dhe pyetja e personave të cilët nuk janë kualifikuar për trajtim me banesë sociale, është konstatuar se pretendimet e tyre lidhen së pari me faktin se Komisioni i Strehimit ka publikuar një listë e cila nuk ishte e pikëzuar, në ambientet e Bashkisë Fier. Në këtë mënyrë asnjëri prej tyre nuk kishte mundësinë për të mësuar se me sa pikë ishte vlerësuar nga Komisioni, që të kishte mundësinë të ankohej nëse nuk ishte dakort me vlerësimin.
Kallzuesit kanë shpjeguar se Komisioni i Strehimit nuk ka marrë për bazë listën e parë të personave të cilët kanë aplikuar, por kanë futur në listën e aplikuesve edhe persona të tjerë të rinj, të cilët kanë përfituar me vendimin përfundimtar të Këshillit të Bashkisë. Kallzuesit pretendojnë se pavarësisht se kanë marrë pikët e nevojshme nga Komisioni i Strehimit, nuk kanë fituar në listën përfundimtare të miratuar nga Këshilli i Bashkisë.
Kallzuesit kanë shpjeguar faktin se nuk ka patur transparencë gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre, pasi në listën e fituesve janë futur edhe persona të cilët janë me prona, biznes ose të afërm të këshilltarëve që kanë votuar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Fier, datë 09.07.2012.
Duke u nisur nga fakti se nuk kanë përfituar banesa sociale me qera, kallzuesit kanë ndjekur rrugën penale duke depozituar kallzim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier si dhe kanë ngritur padi administrative në Gjykatë duke goditur vendimin e Këshillit të Bashkisë.
-Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Fierit kërkon:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Baftjar Zeqaj për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2  vjet e 6 muaj burgim. Dhe gjithashtu heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 2 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Begaj për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim. Dhe gjithashtu heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 2 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Kajolli për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim. Dhe gjithashtu heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 2 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramiz Hoxhaj për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim. Dhe gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 2 vjet.
I njëjti dënim u kërkua edhe për të pandehurin tjetër Alfred Boçova, Esmeralda Kapllanaj, dhe Selman Braçe, por ndaj këtij të fundit prokuroria kërkoi vetëm 1 vit heqje lirie. /m.m/
 
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit