Fiks Fare: Partitë fantazmë, pa adresë por me deputet në Kuvend

Fiks Fare: Partitë fantazmë, pa adresë por me deputet në Kuvend

Partitë e “vogla” që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë kryesisht adresa fiktive.

Pas një vëzhgimi që bëri Fiks Fare rezultoi që selitë ose i kishin të mbyllura dhe nuk shkonte asnjëri, ose i kishin dhënë adresa që nuk ekzistonin.

Kjo situatë vazhdon prej vitesh, por rreth dy vjet më parë, pas daljes së opozitës nga Parlamenti ato që përfituan ishin pikërisht partitë e “vogla”. Të vendosur në lista si aleatë të PD-së, kryetarët e tyre e gjetën vetën rastësisht deputet në Parlamentin Shqiptar. Sot në prag të zgjidhjeve të reja parlamentare, katër prej tyre kanë formuar edhe një aleancë.

Vërtet janë aleatë dhe kanë një qëllim, por asnjëri prej tyre nuk dakortësohet për pritshmëritë që kanë në zgjedhje, programin e njëri -tjetrit apo numrin e deputetëve që aspirojnë të marrin. Në një intervistë për Fiksin, zbulohet që edhe emrin e aleancës së krijuar e kanë vështirë ta mbajnë mend. Ndërsa Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve thotë se do marrin 70-80 deputetë, të tjerët zbresin tek katra, pesa, apo edhe nuk e tregojnë se çfarë rezultatesh presin. E njëjta gjë vlen edhe për programin e njëri- tjetrit që e njohin përciptazi.

Këtë vit, në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 46 parti, ndër të cilat gjejmë emra që u bënë të njohur vetëm pas largimit të opozitës nga parlamenti.

Fiks Fare në bazë të adresave të deklaruara në KQZ bëri një vëzhgim tek disa parti.

Partia Aleanca Demokracia e Re ( ADR) kryetar Edmond Stojk, njëri nga përfaqësuesit thotë se adresa në KQZ është dhënë “Sa për të thënë, për të mos thënë fiktive” .

Partia Kristian Demokrate ( PKD) kryetar Dhimitër Muslia, nuk i gjendet asdresa e deklaruar. Personat që gjejmë aty thonë që kanë lëvizur, por nuk e dinë se ku.

Partia Lëvizja Demokratike Shqipëtare (PLDSH) Myslim Murrizi, nuk e gjejmë zyrën fare, edhe pse është deklaruar tek ish shtypshkronja “8 Nëntori”, rruga Muhamet Gjollesha.

Partia Ora e Shqipërisë (POSH) kryetar Zef Shtjefni ka deklaruar vetëm rruga ‘Irfan Tomini’, por askush në atë rrugë nuk pranon ta ketë dëgjuar si adresë. Partia e Çështjeve Shqiptare ( PÇSH) Bujar Shurdhi edhe kjo rezulton me adresa false.

Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë. (P.R.D.SH) me kryetar Ramazan Rryçi, ka deklaruar se ka selinë pranë rrugës “Naim Frashëri” Tiranë. Asnjë nga banorët e zonës nuk e di se ku ndodhet pallati numër 54. Nuk e gjejmë fare në atë rrugë edhe pse e kontrollojmë nga fillimi në fund.

Partia Emigracioni Shqiptar ( PESH) – Kostaq Papa ka deklaruar një adresë më të saktë. Por edhe aty, banorët thonë se vetëm nëse ka deklaruar adresën e shtëpisë, pasi seli partie nuk kanë parë. Në hyrjen ku ka deklaruar, gazetarët trokasin por nuk përgjigjet asnjë. Nuk ka asnjë tabelë që të referojë përkatësinë e zyrës.

Fiks Fare intervistoi katër deputetët më të rinj në parlament që kanë bërë një koalicion me të cilin do të marrin pjesë në zgjedhje. AOKBEPEK që do të thotë Aleanca, Ora kombëtare, Emigracioni,Bashkimi Popullor dhe Konservatore.

Vetëm Myslym Murrizi arrin të mbajë mend emri e koalicionit edhe është me i saktë dhe i prerë në përgjigje. Selami Jenisheri e gërmëzon pasi nuk arrin ta thotë saktë, Zef Shtefnit i duhet ta lexojë. Përpos faktit që shprehin vështirësi në njohjen e programit të partisë së secilit, ata edhe pritshmëritë i kanë të ndryshme për sa i takon numrit të deputetëve që aspirojnë të fitojnë në zgjedhje. Selami Jenisheri është më i guximshmi. Ai pretendon se koalicioni i tyre ka për të marrë 70-80 deputetë. Ndërsa të tjerët pretendojnë katër ose pesë, ose të paktën siç shprehet Murrizi të ruajnë trendin.

Vota e një shqiptari kushton 420 lekë të vjetra.

Sipas një përllogaritje të bërë nga KQZ për zgjedhjet e vitit 2017 rezulton se një votë kushtoi vetëm 420 lekë të vjetra. Çdo parti paguhet në bazë të votave që merr, e njëjta gjë ndodh edhe me partitë e vogla të cilat nuk e kalojnë pragun, psh në 2017 sipas përllogaritjeve ishte 0.5 përqind, pra duhet t’i kthenin lekët mbrapsht.

Fiks Fare intervistoi sekretarin e përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj, i i cili thotë se ligjërisht nëse nuk kalojnë pragun e 1% atëherë partitë nuk marrin fonde për fushatë nga buxheti i shtetit. Nëse nuk i kthejnë lekët e marra në bazë të përllogaritjes së numrit të votave, atëherë nuk futen dot në zgjedhje për 5 vitet e ardhshme.

Nga një raport rezulton që nga 2013 janë përgjithësisht 3-4 parti për zgjedhje që nuk i kanë kthyer lekët. Sipas kalkulimeve të numrit të votuesëve dhe 65 milionë lëkëve të akorduara për fushatë nga buxheti përllogaritet edhe sa kushton vota e një shqiptari. Në 2017, vota e një shqiptari kushtoi 420 lekë të vjetra.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja