Financieri i Habilajve do ekstradohet
në Itali, Gjykata pranon kërkesën

Financieri i Habilajve do ekstradohet<br />në Itali, Gjykata pranon kërkesën<br>
Nazer Seiti, i njohur si financieri i grupit të drogës i udhëhequr nga Moisi Habilaj, do ekstradohet në Itali. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Tiranës e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ekstradimi i tij do të bëhet për llogari të drejtësisë italiane, pasi ndaj tij Gjykata e Katanias ka caktuar masën ‘arrest me burg’ në datën 12 tetor 2017, si i përfshirë në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Nazer Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës disa javë më parë gjatë një operacioni antidrogë të policisë, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis. Seiti dyshohet se është financieri i grupit të Habilajve, disa prej të cilëve me në krye Moisi Habilaj të arrestuar në Itali.

Prokuroria e Cattanias pas një hetimi disa vjeçar, ka mbyllur dosjen në ngarkim të grupit “Habilaj”. Në përgjimet e kreut të kapobandës përmendej edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa në një përgjim tjetër flitej për një “Saimir” shofer kamioni. Për ish-ministrin e Brendshëm nuk regjistron asnjë procedim nga drejtësia e vendit fqinj, ndërsa vijon të jetë në hetim nga prokuroria shqiptare, ndërsa gjykata i ka bllokuar pasaportën dhe daljen jashtë vendit në kuadër të këtyre hetimeve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’