Ndodh për herë të parë/ E shkarkoi në 2019, KPA rishikon vendimin! Rikthen në detyrë Antoneta Sevdarin! Prokurorja: Mora drejtësinë që meritoja

TIRANE- Pas 5 viteve betejë gjyqësore Antoneta Sevdari rikthet në detyrën e prokurores të cilën e ndërpreu në shkurt 2019 me vendim të Kolegjit të Posaçëm Apelimi duke shënuar dhe precedentin e parë në sistemin e ri të drejtësisë. Ky është rasti i parë kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit rishikon një vendim shkarkimi me formë të prerë.

Vendimi i cili u shpall sot (10 maj 2024), u mor me shumicë votash nga trupa gjykuese e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë.

"Në kushtet kur parashikimet e Konvetës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimmarrja e GJEDNJ-së janë të detyrueshme për zbatim nga shteti shqiptar dhe për sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e masës disiplinore e shkarkimit nga detyra është çmuar nga GJEDNJ se ka cënuar nenin 8 të Konventës, e vetmja alternativë për përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të zonjës Antoneta Sevdari është konfirmimi i saj në detyrë. Për pasojë vendimi I konfirmimit në detyrë duhet të lihet në fuqi, lexoi vendimin kryesuesja Natasha Mulaj.

Për Sevdarin drejtësia u vu në vend. 

"Ndihem e gëzuar që arrita të marr drejtësinë që meritoja, kam 2-fish përgjegjësi të jem e përkushtuar ndaj drejtësisë" tha ajo në një prononcim për median pas vendimit.

Ndërsa për magjistratët e dalë nga sistemi i drejtësisë mund të jetë precedent që një vendim të rimerret në shqyrtim me mundësinë e rimarrjes së detyrës. Megjithëse Gjykata e Strasburgut në vendimin e saj  theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi.

Rrugetimi i drejtesise 

Më 13 dhjetor 2022 Gjykata e Strasburgut gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës dhe vuri në dukje se vendimi i shkarkimit i Antoneta Sevdarit ishte “disproporcional” dhe në shkelje procedurale.  Dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

Pas kësaj procesi në mars 2024 KPA rinisi shqyrtimin me një trupë tjetër gjykuese, ndryshe nga ai që mori vendimin e shkarkimit më 28 shkurt 2019 . Trupi gjykues i KPA atëherë përbëhej nga Luan Daci Kryesues, Sokol Çomo Relator, Ardian Hajdari Anëtar, Ina Rama Anëtare, Rezarta Schuetz Anëtare.

Vetë KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit) vendosi prishjen e vendimit të vet të marrë më 2019, dhe rishqyrtimin e çështjes e sot më 10 maj me shumicë votash trupa gjykuese vendosi lënien në fuqi të vendimit 42 datë 18/07/2018 të KPK që konfirmonte në detyrë Antoneta Sevdarin. 

I takon KLP-së të caktojë se në cilën prokurori do të marrë detyrën Sevdari ndërsa para shkarkimit ajo ka pasur detyrën e prokurores në Prokurorinë e Tiranës dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) 

S.G/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 11/05/2024 10:15

    po a ishte prokurore ne rastin beccheti, a humbi shqiperia 100 melon euro?!!!!!

    Përgjigju
  • Eduard: 10/05/2024 19:36

    Suksese ne detyre prokurore.More drejtesine qe aq shume e meriton.

    Përgjigju
    • E verteta: 10/05/2024 20:53

      Sevdari meriton vetem " drejtesine" qe ka bere dhe qe e ka shitur dhe e ka blere. Dardha e ka bishtin prapa, lobi financiaro mafioz qe e ndihmoi shume shpejt do e shohe investimin e tij ne kosh te plehrave ku do e cojne prokuroret e vertete dhe me integritet.

  • sapa: 10/05/2024 15:53

    Ky vend nuk ka per tu bere as per 1000 vjet prandaj mernni leckat dhe ikni sa me pare.I lini te korrupturit dhe familjaret e tyre ta shijojne gjene vjedhur se ndoshta ju del per hundesh!Shtet nuk ka per te pare shqiptari as ne enderr!

    Përgjigju
  • Seldi: 10/05/2024 15:50

    Sevdari rikthehet ne detyre pasiqe GjEDNj pranoi padine e saj per padrejtesine e bere mbi baze liste patronazhistesh. Thelbi qe qe asnje prove nuk kishte per te vendosur largimin e saj. Ndersannje fare Irena me nje dyzine mbiemra ka nje thes me prova gjyqesore per shkelje ligji e falsifikim. Kuptohet ndalim hyrje per 10 vite ne zonen shengen. Ama trau hapir per ne Drejtesine sipas variantit Edi Rama. Uleritese.

    Përgjigju
    • @Seldi: 10/05/2024 16:39

      Ka dy raporte qe DISK i ka dhe ligjerisht duhej ti paraqiste ne KPA. Nje per lidhjet e papershtatshme te Sevdarit gjate kohes si prokurore dhe tjetri per veprimtarine pas saj dhe kush ka lobuar. Per faj te Sevdarit shqiperia humbi 120 milione euron ne Strasburg me Beketin. Parate e pa justifikuara etj. Mbroje tjeter kund jo ketu.

  • Po mër po: 10/05/2024 15:28

    Morre drejtësinë e merituar padrejtësisht.

    Përgjigju
  • Anton: 10/05/2024 15:13

    Krisma,kishte se u vra Sulua? Kjo nuk justifikoi 10,000 dollaret e Benit, burrit vet, po 25,000 Eurot e avokate qe e mbrojten ne Strasburg ku i gjeti? I kishte fshehur ne dyshek dhe nuk I kishte deklaruar.... Ja qe krisma nuk ka patur ha ha ha. Do shohim si do vijne verdalle te tjeret.

    Përgjigju
    • Aurel: 11/05/2024 17:16

      O Anton nuk e di si e njeh ti Benin por ai I ka shokët e rrall, gjithashtu dhe Neta, meqë të paskan ngelur merak 25000 eurot po ta jap unë përgjigjen ajo nuk ka ngelur asnjë ditë pa punë duke punuar avokate po ashtu dhe Beni, por edhe mos ti kishte do ja jepja unë që i kam njerëz të afërt sepse e dija që e drejta vonon por do dali në dritë, mos të zgjatem shum jo se i kam të mitë por si Neta të ishin të gjithë njerëzit e drejtësisë Shqipëria do ishte ndryshe.

  • Real: 10/05/2024 14:54

    Seriozisht e kane keta? Ja dhe Vetingu filloi shthurjen dhe degradimin. Asnje shprese me ne drejtesi kur dihet se kush loboi per kete te paafte dhe te koruptuar me lidhje te forta me boten e financave te paligjshme. KPA nuk e ka lexuar raportin e Disk apo Disk ka fshehur raportin e Shish? Skandal

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 10/05/2024 14:35

    Ja pra qe krisma ska patur. Ktheni edhe tjeret ne deryre se kur nuk iken kjo qe eshte e krimbur si mund te ike tan Broci qe eshte llum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Jemi të vonuar në zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat', gazetarja në '5 Pyetjet': Pjesa më e bukur kur të dalin bisedat e politikanëve

'Jemi të vonuar në zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat', gazetarja në '5 Pyetjet': Pjesa më e bukur kur të dalin bisedat e politikanëve